Kapen 200 euro të falsifikuara në një bankë të Gjilanit
Gjilan – Ankuesi shqiptar punëtor në një bankë ka raportuar se nga i dyshuari mashkull shqiptar gjatë deponimit të parave në këtë bankë, ka hasur në një kartëmonedhë me vlerë prej dyqind (200) euro që dyshohet të jetë e falsifikuar njoftoj policia e Kosovës.
Policia nuk ka raportuar nëse është arrestuar personi, por rastin e ka kualifikuar si falsifikim të parasë./rajonipress/


