United Hospital

Mbi 10 mijë lëndë penale janë vjetruar në gjykata

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Organizata për demokraci, antikorrupsion dhe dinjitet “Çohu” ka konstatuar se parashkrimi i lëndëve penale vazhdon të jetë njëra ndër sfidat më të madha të sistemit të drejtësisë. Kjo organizatë, të mërkurën, ka nxjerrë raportin monitorues: “Parashkrimi i lëndëve dhe i dënimeve penale 2001-2013, në gjykatat themelore të Kosovës”, shkruan Koha Ditore.

Hulumtuesi i organizatës “Çohu”, Arton Demëhasaj, ka thënë se raporti tregon se parashkrimi i lëndëve penale në gjykatat themelore ka vazhduar dhe atë me trend të rritjes. Sipas tij, raporti tregon se në mesin e lëndëve penale të parashkruara ka edhe lëndë që i përkasin veprave të korrupsionit.

Eco Higjiena

“Ky raport monitorues tregon se parashkrimi i lëndëve penale jo vetëm se ka vazhduar gjatë vitit 2013, porse ka edhe një rritje enorme të numrit të parashkrimit të lëndëve penale (shqyrtime të lëndëve dhe ekzekutim të dënimeve). Në gjykatat themelore dhe në degët e tyre, vetëm gjatë vitit 2013, janë parashkruar rreth 2.230 lëndë penale dhe ekzekutime të dënimeve penale”, ka thënë ai. “Kjo shifër është më e larta krahasuar me secilin vit paraprak nga 2001”.

Demëhasaj ka thënë se raporti nxjerr në shesh se trendi i parashkrimit/vjetërsimit të lëndëve penale, është mjaft shqetësues në gjykatat themelore të Kosovës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.