UBT

Hashim Thaçi “komandon” agjenden e Presidentes Jahjaga

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Po e pret një sinjal nga lideri i PDK-së, Hashim Thaçi, për të nisur procedurën për mandatimin e mandatarit për Qeverinë e ardhshme të Kosovës. E para e shtetit të Kosovës, presidentja Atifete Jahjaga, edhe pse tashmë e ka të qartë nga Kushtetuesja se cili do të jetë roli i saj për mandatarin e qeverisë, duket se nuk po ka “guximin” të nisë këtë procedurë pa e marrë pëlqimin e kryeministrit në detyrë, njëherësh shefit të PDK-së.

Ky veprim i Presidentes është dëshmia më e mirë se Thaçi e Jahjaga vazhdojnë bashkëpunimin e tyre, duke forcuar edhe më shumë raportet miqësore e edhe institucionale. Ky vendim i Jahjagës po ashtu është dëshmia më e mirë se e para e shtetit sikur edhe shumë herë të tjera vazhdon të jetë nën “komandën” e Thaçit.

Fundamenti

Por këtë neglizhencë të presidentes Jahjaga për ta caktuar mandatarin për kryeministër nuk e arsyeton Dren Doli, përfaqësues i Grupit për studime politike dhe juridike. Sipas tij Presidentja nuk ka asnjë detyrim që të pres vendimin e Gjykatës, për aq kohë sa Gjykata nuk ka kërkuar nga presidentja që të mos ushtrojë funksionet e saj për shkak të efektit që mund të ketë ankesa e PDK-së në Gjykatën Kushtetuese.

I pyetur nga “Botapress” nëse e para e shtetit të Kosovës po pret një vendim të z. Thaçi për të nisur procedurat për mandatarin e ri, Doli beson se në rastin konkret presidentja edhe sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, por edhe sipas Kushtetutës, ka detyrimin që të fillojë procedurat për caktimin e mandatarit për formimin e qeverisë. “Në rastin konkret i bie që sipas vendimit përshkrues të Gjykatës, Presidentja duhet të kërkojë nga Partia Demokratike që të propozoj një individ, të cilin ajo do ta caktojë për mandatar për kryeministër. Moszgjedhja e pjesës tjetër të nënkryetarëve të Kuvendit të Kosovës dhe ankesa që PDK-ja ka ushtruar në Gjykatën Kushtetuese në lidhje me vendimin e Kuvendit për zgjedhjen e z. Mustafa për kryeparlamentar nuk është arsye e cila shtyn në vetvete ushtrimin e funksioneve kushtetuese të presidentes”, tha Doli. (Bota press)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.