Mobi Casa

Haziri ngushëllon familjen Rexhepi me rastin e vdekjes së mjekut Nagip Rexhepi

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Rexhepi, me rastin e vdekjes së mjekut të njohur gjilanas Nagip Rexhepi. Në telegram thuhet:“Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të mjekut të mirënjohur gjilanas, gjinekologut Nagip Rexhepi.

Nagip Rexhepi ka lënë gjurmë të pashlyeshme në profesionin e tij human dhe Gjilani ka humbur një njeri, intelektual dhe një doktor shumë të mirë.

ARKATANA

Në emrin tim personal dhe si kryetar i Komunës së Gjilanit i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, shokëve, dashamirëve e kolegëve të z. Nagip Rexhepi. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të kryetarit Haziri dërguar familjes Rexhepi./rajonipress/