ARKATANA

Valon Murati për zgjedhje të jashtëzakonshme

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Sekretar i përgjithshëm në Lëvizjen për Bashkim, Valon Murati, në profilin e tij, shkruan se qeveria teknike është varianti më i keq për vendin.
Sipas tij, varianti më i mirë do të ishte që presidentja, në bashkëpunim me partitë politike, të merreshin vesh që të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Uji Dea

“Mendoj se për të gjithë do të ishte më mirë që të kemi një qeveri stabile dhe e cila do të reflektonte realitetet e reja politike. Në anën tjetër, kjo situatë politike e krijuar pas zgjedhjeve të qershorit, do të duhej që ta vetëdijësonin tërë garniturën politike në Kosovë, për domosdonë e rirregullimit kushtetues të shtetit të Kosovës, i cili shfaq paqartësi dhe nevojë për interpretim edhe për gjërat aq bazike siç është mandatimi i kryeministrit apo zgjedhja e kryekuvendarit”, ka shkruar Murati në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/