Uji Dea

Nis ndërtimi i shtëpisë për një familje shqiptare në Goshicë

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Viti – Shoqata Humanitare “Nëna Terezë” me seli në Zvicër, ka nisur dje ndërtimin e shtëpisë për familjen e Sami Eminit nga fshati Goshicë, e cila është përballur për vite me kushtet e banimit dhe nevoja për ndihmë ka qenë e domosdoshme vlerësojnë përfaqësuesit e shoqatës “Nëna Terezë”.

Implementimin e këtij projekti do ta bëjë Shoqata “Nëna Terezë”, në Kosovë në bashkëpunim me kryetarin e komunës së Vitisë Sokol Haliti.

Hidromorava

Në vënien e gur themelit, kryetari Haliti u shpreh se nismat për ndihmë familjeve në nevojë, janë për tu përshëndetur dhe gjithnjë do të përkrah iniciativat e tilla edhe në të ardhmen.

Familja Emini ka qenë duke jetuar në shtëpinë e cila nuk ka plotësuar kushtet për jetesë dhe kryefamiljari i kësaj familje ka falënderuar shoqatën humanitare, si dhe institucionet për ndihmën e ofruar./rajonipress/

Mund të ju interesoj: