Fjalosja verbale përfundon me lëndime trupore, arrestohen të dyshuarit
Gjilan – Viktima shqiptar, raporton në policinë e Kosovës në Gjilan se pas një fjalosje verbale që ka pasur me dy të dyshuarit shqiptar, njëri nga të dyshuarit besohet se me kondakun e pistoletës e godet në kokë viktimën duke i shkaktuar lëndime trupore.
Dy të dyshuarit janë arrestuar nga njësitet policore, është konfiskuar një armë me pistoletë, 15 fishekë të kalibrit 9 ml dhe një brisk. Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari njëri nga të dyshuarit ndalet në mbajtje për 48 orë, kurse i dyshuari i dytë lirohet, rasti i referohet PTH njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/


