Fundamenti

Nis mbledhja sipas rendit të ditës

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ka mbërri në sallë edhe presidentja Atifete Jahjaga, e cila ka zënë karrigen përballë deputetëve. Në sallë mbretëron një qetësi dhe asgjë nga paralajmërimet se mund të shfaqen tensione për shkak të vendeve.

Tashmë filloi edhe seanca. Flora Brovin, që ka pranë Teuta Rugovën, si më të renë. ua uroi zgjedhjen dhe u bëri thirrje deputetëve të manifestojnë kulturë politike e qetësi.

Brovina përshëndeti presidenten Jahjaga, përfaqësuesin e BE Samuel Zhbogar, ambasadoren e ShBA Jacobson dhe përfaqësues të tjerë.
©KOHA.net

Deputetët në karriget e dikurshme, s’ka fërkime

Shumica deputetëve tashmë janë ulur nëpër karrige, në ato ku kanë qenë edhe në legjislaturën e kaluar, përkundër një sistemimi tjetër që kishte bërë Kryesia sipas numrave që kanë grupet, të cilat do të përfaqësohen në këtë legjislaturë.
Tashmë ka mbërri edhe kryesuesja, Flora Brovina.
©KOHA.net

Deputetët e PDK-së zënë karriget e mesit të sallës

Kanë nisur deputetët të hyjnë në sallën e Kuvendit, ku sipas paralajmërimit në orën dhjetë duhet të fillojë mbledhja konstituive.

Reporteri i KTV-së, që po raporton nga salla, sqaron se disa nga deputetët e PDK-së janë vendosur në pjesën e mesme të sallës, ku Kryesia kishte vendosur të uleshin deputetët e LDK-së. Po ashtu kanë mbërri edhe disa nga deputetët e LDK-së, bashkë me ta edhe kryetari Isa Mustafa. Ata kanë nisur të ulen në anën ku kanë qenë edhe më parë. Madje vetë Isa Mustafa po qëndron në këmbë, ashtu siç kishte pohuar edhe më herët.
Sipas reporterit të KTV-së në sallë janë thuaja të gjithë deputetët e LDK-së.
Ka mbërri edhe lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Eco Higjiena

Ende nuk është në sallë Hashim Thaçi e as Adem Grabovci. Po ashtu nuk ka mbërri as kryesuesja e seancës, Flora Brovina, e cila në saj etëm oshës do të drejtojë seancën e parë.
©KOHA.net

Në orën 10 testi i pjekurisë politike të të përzgjedhurve të popullit

Në orën 10 duhet të fillojë seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës në përbërjen e re, e dalë nga zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme të 8 qershorit.

Por ajo në vend se të jetë solemne, me ceremoni, në të cilën deputetët duhet të bëjnë betimin, të zgjidhet kryetari i Kuvendit, që do t’i printe zgjedhjeve të tjera – mandatarit të qeverisë së re dhe të kabinetit të tij, në opinion, por edhe ndër aktorët e tij po pritet me ankth për shkak të mosmarrëveshjeve që i prinë që pas përfundimit të procesit zgjedhor.

Shpatat fillimisht pritet të thyhen se kush e ka të drejtën të nominojë kandidatin për kryetar, meqë PDK-ja, si partia me numrin më madh të votave nga zgjedhjet (37) pretendon në këtë të drejtë, sikundër edhe grupi parlamentar paszgjedhor LDK, AAK, Nisma (47), të cilit pritet t’i bashkëngjitet edhe Vetëvendosje. Betejë pritet edhe për ulëset – kush ku do të ulet, duke pretenduar secili pol pjesën e mesit të sallës.

Seanca e sotshme do të jetë një test në të cilin të përzgjedhurit e popullit do të tregojnë nëse e kanë merituar besimin me pjekurinë e përgjegjësinë politike që do të demonstrojnë sot.

Liderët dhe palët njësoj kanë bërë thirrje për qetësi.
Kosova nuk i ka rrafshuar të gjitha plagët e së kaluarës, që ta ketë luksin të shterojë energji e të lë gjurmë që cenojnë imazhin e saj në botë me skena primitive.
Të presim orën 10.
©KOHA.net