Fundamenti

Haziri: Njerëzit e fshehur në “istikame” po e sulmojnë LDK-në

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Anëtari i kryesisë së LDK-së, Lutfi Haziri, njëherësh kryetar i Gjilanit, nuk shqetësohet me kritikat se gjoja ai është një prej atyre që e ka “privatizuar” LDK-në. Sipas tij, këto kritika vijnë nga njerëz të cilët janë fshehur në kohët më të vështira nëpër të cilat ka kaluar LDK-ja.

Mobi Casa

“Në procesin nëpër të cilin po kalon LDK-ja, sidomos pas zgjedhjeve lokale, kanë filluar të flasin të gjithë ata që kanë ndenjur në ‘istikame’ kohëve të fundit dhe në kohët më të vështira të LDK-së. LDK-ja pas vdekjes së presidentit Rugova dhe periudhës së rikthimit në qeverisje pas ndarjes së dhimbshme të vitit 2006 e ka pasur rrugën jashtëzakonisht të rëndë. Gjithë ata që po dalin nga istikamet dhe po bëjnë shkrime duke kërkuar rrugë tjera, duhet ta kenë një gjë parasysh, se LDK-ja ka nevojë për unifikim, ka nevojë për unitet dhe ka nevojë për ta ndihmuar”, deklaroi Haziri. /botapress/