FIDANISHTJA

Minxhozi: Krijimi i koalicionit LDK-AAK-NISMA – delikat

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ambasadori i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kosovës, Qemal Minxhozi, e ka vlerësuar si “delikat” krijimin e një koalicioni të ri, të përbërë nga LDK, AAK dhe Nisma, shkruan sot Koha Ditore. Ndërkohë që situatën paszgjedhore e ka konsideruar si të vështirë, duke shprehur njëherësh drojën për një përkeqësim të situatës.

Sipas ambasadorit shqiptar në Kosovë, Qemal Minxhozi, lëvizja “Vetëvendosje” ka një pozicion tepër kyç dhe interesant për zgjidhjen e krizës, ndërsa Kushtetuta e Kosovës është e re dhe ka disa vakuume që nuk janë të parashikuara.

FIDANISHTJA

Këto komente kryediplomati shqiptar në Prishtinë i ka bërë në Komisionin për Politikë të Jashtme të Parlamentit të Shqipërisë, në fundjavë, ku ishte thirrur në një seancë informuese rreth zhvillimeve të fundit në Kosovë.

Fillimisht ambasadori Minxhozi bëri një pasqyrim të situatës së zgjedhjeve të zhvilluara më 8 qershor dhe, sipas tij, ato ishin një hap pozitiv për konsolidimin e demokracisë në Kosovë, ishin zgjedhje të lira, të ndershme, të qeta dhe që plotësuan të gjithë parametrat që kërkon komuniteti ndërkombëtar, por dhe vetë populli i Kosovës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.