Fundamenti

Haradinaj: I kemi përafruar qëndrimet me minoritetet dhe Vetëvendosjen

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Pas iftarit të shtruar sonte për minoritetet jo serbe, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se kanë përafruar qëndrimet edhe me minoritetet, mirëpo nuk kanë marrë garancë se do të kenë mbështetje të pakusht.

“Kemi provuar edhe më herët të takohemi me minoritetet dhe kam kuptuar që të gjithë janë më Ramazan. Kam vendosë me iu shtru një iftar. Përveç që kemi darkuar bashkë, kemi folë edhe për shqetësimet tona në lidhje me shtetin, njëkohësisht edhe për formimin e qeverisë së re dhe koalicionit. Nuk kemi marrë garanci që do të kemi mbështetje të pakusht, mirëpo qëndrimet i kemi mjaft të përafërta”, ka thënë Haradinaj, transmeton express.

Këto komente lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj i ka bërë pas iftarit të shtruar nga blloku opozitar LDK-AAK-NISMA, ku ishin të pranishëm tre liderët e këtyre subjekteve politike, të cilët kanë vazhduar takimin trepalësh pas iftarit.

Sa i përket Vetëvendosjes, Haradinaj ka thënë se edhe me këtë parti kanë përafrime.

Uji Dea

“I kemi përafruar shumë qëndrimet. Nuk po mundem të flas me garanca se do të kemi mbështetje të pakusht prej Vetëvendosjes, mirëpo qëndrimet i kemi shumë të përafërta dhe bisedimet po zhvillohen në një frymë mjaft pozitive”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka thënë se nesër do të takohen sërish në selinë e Vetëvendosjes.

Në këtë takim, veç tjerash pritet të diskutohet edhe për mbështetjen e minoriteteve për koalicionin e bllokut opozitar. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.