ARKATANA

Donika Gërvalla: Isa Mustafa për qëllime të turpshme po e shkatërron LDK’në

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Vajza e Jusuf Gërvallës, Donika, ka kërkuar të ndalet shkatërrimi i LDK’së derisa ka hedhur akuza të rënda në drejtim të Isa Mustafës.Sipas saj, Isa Mustafa për qëllime të turpshme personale po e çon LDK’në drejt shkatërrimit.

Lexojeni të plotë reagimin e Donika Gërvallës

Kush dëshiron të ndal shkatërrimin e LDK-së duhet të ngrejë zërin tani

Ekipi i Brazilit u shkatërrua dje nga ekipi kombëtar gjerman për shkak se e ka humbur kulturën e tij të lojës dhe bërthamën e tij të vërtetë. Kështu do të shkatërrohet edhe Lidhja Demokratike e Kosovës, nëse vazhdohet rruga e turpshme e Isa Mustafës, rruga e shitjes së kësaj partie për interesa dhe karrierë personale.

ARKATANA

Edhe bazilianët deri dje besonin që do të bëhen kampionë bote dhe përfunduan me një katastrofë të vërtetë. Shembulli i djeshëm tregon se nuk mund të jetohet vetëm me të kaluarën, duke u zbukuruar me emra të huazuar.

Kush i shet idealet e Kryetarit Rugova dhe partinë e tij e copëton, e detyron të hyjë në një kulm me kriminelë, ka humbur çdo autoritet. Jo vetëm tek unë. Këta njerëz duhet të vihen në kërkim të një fytyre. Fytyra e tyre iu ka shkuar.

Kush rrezikon shkatërrimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës e ka humbur të drejtën për t’u mbështetur. Ata që duan të shpëtojnë LDK-në duhet të dalin tani nga skutat dhe të ngrenë zërin e tyre.

Eshtë shprehje e një cinizmi të shfrenuar të thirresh në emrin e Kryetarit Rugova, ndërkohë që je duke shkatërruar idealet e tij, idealet për një shtet, i cili meriton respektin e qytetarëve të vet dhe të miqve tanë. Isa Mustafa asnjë herë nuk ishte mik i Kryetarit Rugova, përkundrazi e ka luftuar për vite radhë. Tani është rrezik që të shkatërrojë edhe veprën e tij. Mendim Rugova ka të drejtë: Kosovës i nevojitet një ideal. Për ta realizuar këtë ideal, Kosovës i nevojiten politikanë të përgjegjshëm, njerëz me karakter.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.