ARKATANA

Thaçi: U vërtetua fitorja madhështore e PDK-së

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kryeministri në detyrë dhe lideri i PDK-së, Hashim Thaçi, përmes një postimi në Facebook, ka përshëndetur certifikimin e zgjedhjeve nga KQZ-ja duke thënë se u vërtetua fitorja e partisë së tij. Ai ka thënë se ndihet krenar që zgjedhjet e 8 qershorit ishin më të mirat, të organizuara në Kosovë.

Kreu i PDK-së, Hashim Thaçi ka shprehur bindjen se partia e tij do të krijojë qeverinë e re, në përputhshmëri me vullnetin e qytetarëve të Kosovës dhe me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Lexojeni të plotë postimin e liderit të PDK-së, Hashim Thaçi, në Facebook:

“Pas çertifikimit të rezultatit zgjedhor nga KQZ, u vërtetua fitorja madhështore e Partisë Demokratike të Kosovës dhe projektit MISIONI I RI.

FIDANISHTJA

Ndihem krenar si kryeministër i vendit dhe si kryetar i PDK-së që këto zgjedhje ishin më të mira të organizuara në Kosovë.

I falënderoj qytetarët e Kosovës për kulturën e tyre politike në procesin zgjedhor dhe besimin e tyre në projektin fitues MISIONI I RI.

Në ditët e ardhshme presim konstituimin e Kuvendit te ri dalur nga zgjedhjet. Edhe njëherë dua t’i siguroj të gjithë qytetarët e Kosovës që kanë përkrahur MISIONIN E RI se me vendosmërinë më të madhe do të punojmë si qeveri e re, në përputhshmëri me vullnetin e qytetarëve të Kosovës dhe me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Fillimi i ndërtimit të autostradës Prishtinë Shkup, “Arben Xhaferi”, projekt tjetër historik, ka shënuar fillimin e implementimit të MISIONIT TË RI. HTH”, (sic), ka shkruar Thaçi në Facebook. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.