Arrestohen katër shqiptarë në Lubishtë, rrahën keq mes vete
Gjilan – Në fshatin Lubishtë të Vitisë janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj shqiptarë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur mes veti njoftoj policia e Kosovës.
Si pasojë viktima mashkull shqiptar ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar disa dëshmi materiale si dhe një gëzhojë e kalibrit të vogël që dyshohet të jetë shkrepur gjatë incidentit.
Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./rajonipress/


