KKVITI

Një muaj paraburgim për policin G.Jakupi

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Një gjyqtar i procedurës paraprake i Departamentit të Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore në Gjilan, sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Gjilan, ka urdhëruar mbajtjen në paraburgim të pandehurin G.Jakupi, në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.

I pandehuri G. Jakupi, shqiptar, shtetas i Republikës së Kosovës, me profesion zyrtar policor, dyshohet se ka kryer veprën penale, sulmi dhe veprën penale, përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm.

I pandehuri G. Jakupi, si person zyrtar në vendin publik para shtëpisë së shëndetit në Gjilan ka sulmuar, duke e goditur me grushte në kokë dhe fytyrë të dëmtuarin G. Q. si dhe dëshmitarin E. S., sikur edhe fakti tjetër se si person zyrtar në vend publik në praninë e qytetarëve me revole zyrtare i është kërcënuar të pranishmëve të cekur më lartë.

Fundamenti

Ndërkohë në kohën kur ka ndodhur ky incident, i pandehuri, G. Jakupi ka qenë jashtë detyrës zyrtare.

Të pandehurit në procedurë penale gëzojnë të drejtën e kontestimit të urdhrit për paraburgim të nxjerrë nga gjyqtari i procedurës paraprake./rajonipress/