ARKATANA

Kuçi: Pa PDK-në s’ka Qeveri

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajredin Kuçi ka thënë se Gjykata Kushtetuese e ka qartësuar shumë mirë se kujt i takon mandati për formimin e qeverisë së re të Kosovës. “Gjykata Kushtetuese e ka qartësuar se mandati i takon partisë fituese të zgjedhjeve, pra PDK-së”, ka thënë Kuçi.

Ai është shprehur i bindur se pa PDK-në nuk mund të ketë as Qeveri të re e as Kuvend të ri.

“Edhe para se të interpretohet nga Gjykata Kushtetuese çështja e mandatarit për formimin e qeverisë së re, kam deklaruar se mandatar është partia fituese e zgjedhjeve, pra PDK dhe ashtu doli. Pra, është shumë e qartë se pa PDK-në nuk do të ketë qeveri të re”, ka thënë Kuçi për Gazetën Blic.

Nëse sipas tij, PDK nuk do ta jap pëlqimin, vendi do të shkoj në zgjedhje të reja.

Kuçi ka thënë se sfida e parë do të jetë çështja e zgjedhjes së kryeparlamentarit të ri.

“Gjykata Kushtetuese e ka përcaktuar shumë qartë edhe atë se kujt i takon posti i kryeparlamentarit. Kjo është shumë e qartë që i takon partisë fituese- PDK-së. Dhe tek çështja e kryeparlamentarit nuk ka mandatari i parë apo mandatari i dytë, kjo është shumë e qartë që i takon partisë fituese”, ka thënë Kuçi.

Uji Dea

Megjithatë, i pyetur se si do ta zgjedh kryeparlamentarin PDK nëse nuk e ka shumicën aq sa kërkohet, Kuçi ka thënë se në atë situatë vendi mund të shkoj në zgjedhje të reja.

I dyti i PDK-së ka thënë se nëse kryeparlamentari do të ishte nga PDK, si do të kishte logjikë që qeveria të ishte e partive tjera.

Kuçi ka thënë se partia e tij mund që t’i bëjë numrat për formimin e qeverisë.

“PDK-së i takon mandatari për formimin e qeverisë. I kemi 15 ditë kohë ta bëjmë atë. Pra, do të hyjmë në procedurë, dhe kush thotë që nuk do t’i bëjmë numrat, pa hyrë në procedurë, pa e provuar”, ka thënë ai.

Mirëpo, i pyetur se nëse PDK nuk do të mund t’i bëjë numrat, pasi që të gjitha partitë shqiptare veçse janë deklaruar publikisht se as nuk do të negociojnë me partinë e Hashim Thaçit, çka do të ndodhë tutje, kush do ta bëjë qeverinë, Kuçi ka thënë edhe në rastin e dytë në vendimin e Gjykatës Kushtetuese nuk thuhet se i takon partisë së dytë, pra i lihet presidentes.

“Gjykata Kushtetuese e ka fuqizuar Presidenten. Nëse PDK s’mund ta bëjë qeverinë, atëherë presidentja i thërret të gjitha partitë në konsultime, dhe do të vendos se kë do ta mandatojë. Në vendim të gjykatës nuk thuhet se kujt i takon në rastin e dytë”, ka thënë Kuçi. /Gazeta Blic?