UBT

Haradinaj: Do të presim afatin kohorë për ta krijuar Qeverinë

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Kandidati për Kryeminsitër i koalicionit LDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj ka përshëndetur vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Haradinaj në profilin e tij në rrjetin social facebook kat thënë se pavarësisht bindjes së tyre se vetëm mandatari i shumicës parlamentare pra të koalicionit LDK-AAK-NISMA do të duhej të mandatohej, e pranojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese si institucion i vetëm me të drejtë interpretimi të Kushtetutës.

Uji Dea

“Ne besojmë në një Kosovë ku vendimet e drejtësisë janë vendime të pa sfiduara dhe në përputhje me këtë do të respektojmë të gjitha procedurat të parapara në këtë proces. Ne kemi shumicën parlamentare dhe do të presim afatin kohor kur do të na jepet e drejta për ta ndërtuar qeverinë e vendit”, ka shkruar ai. /Zëri/