Grabitësit e armatosur me lidhje familjare në Polici
Dy prej anëtarëve të një bande të dyshuar grabitësish të arrestuar të premten kanë lidhje të forta në Policinë e Kosovës.
I dyshuari Shkëlzen Leci është vëllai i zyrtares policore Vlora Leci, ndërsa Shpend Krasniqi është vëllai i ish-zyrtares policore, Vlora Krasniqi, e cila është e martuar me anëtarin e Njësisë speciale (FIT) Alban Jetullahu, ka zbuluar “Koha Ditore”.
Familjarët e zyrtarëve policorë, si dhe Fatlum Beqolli, Ibrahim Qardaku dhe Hyzri Tullari dyshohen se si bandë dhe nën kërcënimin e armëve kanë kryer grabitje në bankën “TEB” në Prishtinë dhe në hotelin “Swiss Diamond”.


