Uji Dea

Mandatari, subjektit që ka më shumë deputetë në Kuvend

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Gjykata Kushtetuese ka dhënë verdiktin se presidenti i shtetit mund ta caktojë mandatarin për kryeministër vetëm në konsultim me partinë ose koalicionin që ka fituar shumicën në Kuvend, ka thënë një burim i gazetës jashtë kësaj gjykate.

Sipas tij, një e drejtë e këtillë nuk u njihet edhe koalicioneve paszgjedhore.

Kushtetuesja ka vendosur të hënën për rastin e parashtruar nga presidentja Atifete Jahjaga, përkitazi me vlerësimin e përputhshmërisë së nenit 84 me nenin 95 të Kushtetutës, që i referohen mandatarit të Qeverisë. E ka kumtuar këtë lajm, por nuk ka treguar se cila është përgjigjja që ka dhënë në pyetje, shkruan Koha Ditore.

ARKATANA

Në njoftimin adresuar medieve vetëm është thënë se gjykata do ta publikojë vendimin në ditët në vijim.

Gazeta ka kontaktuar edhe një burim brenda Kushtetueses, por ai ka refuzuar të flasë për përmbajtjen e verdiktit. Për përmbajtjen ka thënë se do të publikohet të martën, ose më së largu të mërkurën.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.