Hidromorava

Në Selishtë kapen 300 kg duhan të përpunuar

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Gjilan – Në fshatin Selishtë të Zhegrës njësiti policor në lokacionin e cekur në bazë të një informate paraprake ka gjetur dhe konfiskuar rreth 300 kg duhan të përpunuar e që ishte i paketuar në 23 qese njoftoj policia e Kosovës, raporton rajonipress.

Vlera e mallit nuk dihet ndërsa lidhur me rastin nuk raportohet për të dyshuar.

Uji Dea

Malli i konfiskuar i është dorëzuar njësitit doganor për procedurë të mëtutjeshme./rajonipress/