Në Gjilan arrestime për narkotikë, në Viti prangosen personat e kërkuar
Gjilan – Në Gjilan është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar, pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Kurse në fshatin Sadovinë, të Vitisë në bazë të urdhëresave të lëshuara nga Gjykata Themelore në Viti, është arrestuar një mashkull shqiptar dhe i njëjti është dërguar në mbajtje.
Në Viti po ashtu në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata, është arrestuar një mashkull shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit njoftoj policia e Kosovës./rajonipress/


