ARKATANA

Arrestohet hajni nga Prizreni, kishte plaçkitur nga gjilanasi 6000 euro

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Një vjedhje e rëndë e kryer më 29 mars 2014 në rrugën “Hamdi Kurteshi” në Gjilan është arritur të zbulohet tek më 19 qershor të këtij viti. Tashmë ka përfunduar në pranga gorani M.K. nga Prizreni.

Policia e Kosovës, stacioni në Gjilan kishte pranuar një ankesë nga ankuesi shqiptar shtetas i Kosovës me banim në Gjilan se i janë vjedhur stoli ari të ndryshme, bizhuteri, orë dore për meshkuj, telefona celular, kërma dhe parfume të ndryshme dhe gjësende tjera në vlerë rreth 6000 €.

Pas një pune sistematike njësitet hetuese nga stacioni policor i Gjilanit me datë 19 qershor 2014 me ndihmën e njësitit të hetuesisë të Prizrenit kanë arritur që ta lokalizojnë dhe më pastaj ta arrestojnë të dyshimtin M.K. Goran shtetas i Kosovës me banim të përhershëm në Prizren njoftoj Ismet Hashani zëdhënës i policisë rajonale në Gjilan.

Hashani tha se së bashku me hetuesit në fjalë është kontrolluar banesa e të dyshimtit, e cila gjendet në Prizren, dhe aty janë konfiskuar disa dëshmi që ndërlidhen me rastin në fjalë dhe me disa raste tjera, ku kryesisht janë “Vjedhje të renda”.

Fundamenti

Me urdhër te Prokurorit të shtetit, Departamenti për krime të përgjithshme, i dyshimti ndalohet për 48 orë.

Së paku për shtatë vepra kryesisht vjedhje të rënda dyshohet se autori në fjalë është i involvuar për çka hetuesit kanë gjet prova dhe fakte të qëndrueshme të cilat i kanë dërguar në prokurori.

Rastet janë duke u hetuar nga hetuesit e stacionit policor të Gjilanit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.