KKVITI

Gerhard Dummer po na shantazhon?

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Nga Hajrush Beqiri – Unë nuk jam ka kuptoj asgjë në këtë proces! Nuk është gjithherë sulmi mbrojtja më e mirë, nganjëherë sulmi dështon dhe bëhesh rob i fjalëve tua dhe dështon gjithçka! Si duket këtij njeriu i ka humbur rruga dhe si shpëtim përdor shantazhin ndaj njerëzve e në këtë rast ky njeri na sulmon pa fije turpi dhe pa asnjë argument të vetëm, vetëm e vetëm të cvendosi vëmendjen e opinionit se gjoja kam pengesa në rrugëtimin tim si investitor i huaj.

Kjo nuk qëndron fare, askush nuk është ka e pengon, por ky njeri nuk di këndë e përfaqëson! Partneriteti ekziston në mes të KRM “Higjiena” Sh.A dhe “Ecovizion” Sh.P.K me seli në Gjilan, ky njeri hyrjen në Kosovë dhe lejeqëndimin e ka si turist dhe s`ka të bëjë me “Ecohigjiena” Sh.P.K andaj është ka manipulon me atë se gjoja është investitor i huaj në Kosovë.

Ne, dy veta që i përmend në shkrimin e tij, jemi Hajrush Beqiri dhe Muhadin Haziri, që posedojmë një Aktgjykim të plotfuqishëm nga Gjykata dhe këtij zotëriu ju kanë shterur të gjitha mundësit ligjore të ankesave, sepse kjo lëndë ka qenë edhe në Gjykatën Kushtetuese dhe aty ky shkelës ligji ka marrë shpërblimin e merituar. Ne nuk mundë të viktimizohemi pse dikush po ka qef, qoftë Gerhar Dummer apo Senad Ramaj apo Kryesuesja e Kuvendit Valentina Bunjaku, realiteti është se partneri privat “Ecovizion” Sh.P.K me seli në Gjilan, biznes vendor e jo biznes Austriak i regjistruar ne njësinë e ARBK-së në Gjilan është i regjistruar në bazë të neni 33 të Ligjit të Shoqrive Tregtare Nr. 02/L-123 e jo në bazë të nenit 37 Regjistrimi i shoqërive tregtare të huaja në Kosovë.

Andaj ne nuk vendosim për këto gjëra mirëpo ajo çka është me rëndësi investimi nuk është kryer dhe as që ka filluar në “EcoHigjiena” Sh.P.K, dhe si rezultat i kësaj dhe disa gjerave të ndodhura që nga fillimi i të ashtuquajturit partneritet si psh kapja e 100 mijë €urove nga partneri privat që në tre mujorshin e pare dhe tani nuk dihet fati i këtyre mjeteve, shitja e aseteve të partnerit publik nga vet partneri privatë, pagesa e shumave marramendëse me nga 100 mijë euro nga vete Gerhard Dummer dhe Senad Ramaj, keqtrajtimi i stafit dhe punëtorëve fizik, falsifikimi i dokumentacionit të biznesit, falja e borxheve në mënyrë të kundërligjshme si dhe shumë gjera të tjera të ndodhura nga vetë këta “menaxhues të suksesshëm” ka ardhur deri tek kjo situatë.

Eco Higjiena

Kjo situatë sigurisht nuk do të shkoj gjatë sepse gjithçka paralel me kohën e humbë edhe arsyen sepse mbajtja pengë e kompanisë është e rrezikshme sepse kemi të bëjmë me ambientin e qytetarëve dhe nëse dikush e ka bërë një partneritet dhe ai partneritet nuk ka funksionuar nuk donë të thotë që pushteti aktual ta mbrojë edhe kur asnjë centë nuk është investuar sepse bëhet bashkëpjesëmarrës dhe keqpërdorues i
pronës publike. Dihet se partneriteti bëhet në gjithë boten për të kursyer fondet vetanake në mënyrë që ato fonde të investohen në shëndetësi, arsim, bujqësi etj, mirëpo komuna nuk ka kursyer asgjë sepse në bazë të Ligjit mbi Ndërmarrje Publike e ka të ndaluar të investoj në ndërmarrje publike, kjo bie që ky është partneriteti i qefit…..

Unë personalisht do të shqyrtoj mundësin e kallximit penal sepse nuk është hera e parë që ky zotëri ma përmend emrin tim, aludon në mua se gjoja kam uzurpuar kompaninë, pastaj do ta shohim se kush është uzurpatori në këtë kompani dhe kush është ok me letra, sepse unë posedoj dokumentacionin e kompletuar të përfunduar nga gjykata dhe nuk ka njeri që do të më ndalë në realizimin e të drejtave të mija legjitime.

Hajrush Beqiri ish Zyrtar kryesor Financiar i KRM “Higjiena” Sh.A