Hidromorava

Avni, Klinaku tregon konfliktet me Albin Kurtin: Na preku në vota, në para, e në fund fshihej pas Dardan Molliqajt

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Ish-kryetari e Lëvizjes Kombëtare për Çlirimin e Kosovës (LKÇK), Avni Klinaku, ka theksuar se ndarja e Lëvizjes për Bashkim me Lëvizjen Vetëvendosje (VV) ka ndodhur për arsye të “parave”.

Ai, në emisionin “Komitet” – prodhim i Gazetës Express për RTV Dukagjini – ka theksuar se thyerjet me VV-në kishin filluar më herët kur partia më e madhe opozitare kishte tentuar t’i përvetësonte dy deputetët e LB-së.

“Ne kishim problem se na u prekën edhe votat në zgjedhje, duke marrë kështu epitetin e të voglit. Me urdhër nga Albin Kurtit është thënë se Avni Klinaku dhe Raif Çela nuk duhet të fitojnë. Ai ka menduar që t’i bëjë deputet Aurorën dhe Agimin, e pastaj t’i marrin krejt”, ka shtuar Klinaku.

Ai ka sqaruar se problemi i fondit që ndahet për partitë politike ka nisur kur nga VV-ja na than “që juve nuk ju takojnë paratë”.

Eco Higjiena

“Unë ju thash se ju paratë i keni marrë për 14 deputetë, 12 janë tuajt dhe dy tanët”, ka shtuar Klinaku.

Ai ka sqaruar se kanë realizuar takime më Albin Kurtin, duke shtuar se ka qenë “në stilin e tij me të nënçmu”.

“Ai e shtike Dardanin (Molliqajn) me fol. Unë i thosha se me ty kam pasë marrëveshje”, ka sqaruar Klinaku. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.