Fundamenti

Arrestohet prapë Ukë Rugova

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Uke Rugova eshte arrestuar me te mberritur ne shtepine e tij, ka thene per Express avokati Tome Gashi.

“Skandaloze, edhe pse Gjykata e Apelit sot me vendim e liroj Ukë Rugoven nga paraburgimi, Prokurori i njëjt i EULEX’it urdhëron policin e EULEX’it që ta arrestojnë Ukë Rugoven për çështje të njëjt, dhe ai arrestohet menjëherë pasi lirohet nga paraburgimi në Lipjan. Kjo e vërteton se Prokurori i EULEX’it nuk din ose nuk don ta dijë se askund nuk mundet dikush të arrestohet 2 herë për çështje të njëjt, kjo ndodhi vetem në Kosovë dhe nga ata që kanë ardh me na ndihmu në respektimin e sundimit të ligjit”, tha Tomë Gashi, avokat i Izet Beqiri, i dyshuar në rastin e njëjtë me Ukë Rugoven.

Rastin e ka konfirmuar edhe EULEX’i, i cili nëpërmjet një komunikate për media, thotë se në apel, Gjykata e Apelit në Kosovë ka liruar të pandehurin Ukë Rugova nga paraburgimi në të ashtu-quajturin “Rasti Velania” dhe këtë pasdite ai për arrestuar përsëri nga Policia e Kosovës dhe EULEX’i me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës.

“Në apel, sot Gjykata e Apelit në Kosovë ka liruar të pandehurin Ukë Rugova nga paraburgimi në të ashtu-quajturin “Rasti Velania”, dhe këtë pasdite ai është arrestuar përsëri nga Policia e Kosovës dhe EULEX-it me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës (PSRK).

Ukë Rugova ishte liruar nga paraburgimi pas vendimit të lëshuar sot nga Gjykata e Apelit kundër aktvendimit të gjykatësit të procedurës paraprake të Gjykatës Themelore në Prishtinë, me datë 04.06.2014, i cili e kishte zgjatur paraburgimin kundër të pandehurit deri më 04.09.2014, dhe ai është arrestuar përsëri menjëherë me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës (PSRK).

FIDANISHTJA

Ukë Rugova dyshohet për kryerje të këtyre veprave penale: Krim i Organizuar në kundërshtim me Nenin 283 (2) të Kodit Penal të Kosovës, në lidhje me vepër penale të Mashtrimit, në kundërshtim me Nenin 335 (1) dhe (5) të KPK, Ushtrim i Ndikimit, në kundërshtim me Nenin 431 të KPK, Kontrabandim të emigrantëve, në kundërshtim me Nenin 170 (2) dhe (6), dhe Shpërdorim i pozitës zyrtare ose autoritetit, në kundërshtim me Nenin 422 të KPK”, thuhet në njoftimin e EULEX.

Lirohet Ukë Rugova

Uke Rugova eshte liruar nga paraburgimi, me vendim te nje gjyqtari te Gjykates se Apelit.

Me vendim të Gjykatës së Apelit në Prishtinë më në fund, pas 4 muajve është liruar nga paraburgimi i padrejtë Ukë Rugova, djali i Presidentit historik të Kosovës, Dr.Ibrahim Rugova. Aë është duke u hetuar në një rast penal i cili në raport me të ka ma tepër të bëjë me çështje të teorisë juridike, se sa të veprimeve të tij faktike. Hetimi penal ndaj tij është shfrytëzuar nga policia e EULEX’it të hyjë pa të drejt në rezidencën e Presidentit historik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova”, ka thënë Tomë Gashi, avokat i Izet Beqirit, i dyshuar në çështjen penale të Ukë Rugovë.