Hidromorava

Një vdekje e dyshimtë në Sllatinë të Vitisë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Viti – Policia e Kosovës stacioni policor i Vitisë ka marrë një informatë se në fshatin Sllatinë e Epërme Komuna e Vitisë në veturën Golf- Karvan ngjyrë hiri me targa 05, gjendet një person i cili dyshohet së është pa shenja jeta.

Njësitet patrullueses në vendin e ngjarjes e kanë identifikuar viktimën Shqiptar Shtetas i Kosovës i vit lindjes 1992, banor i fshatit Sllatinë e Epërme Komuna Viti.

Mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes si pasoj e plagës së shkaktuar nga arma e zjarrit në regjionin e kokës.

Policia e Kosovës Njësitet e Hetimeve Rajonale përgjegjëse për vend këqyrje janë paraqitur në vendin e incidentit. Edhe prokurori i shtetit nga prokuroria e Gjilanit ka dal në vendin e ngjarjes, po ashtu është njoftuar edhe familja e viktimës.

Hidromorava

Në veturën e të dyshuarit është gjetur një armë e cila është konfiskuar, revole “M-57”, kalibër 7,62 mm, një gëzhojë dhe karikatori i armës së njëjtë.

Trupi tani të ndjerit është marrë nga DML dhe është dërguar për obduksion në Prishtinë.

Vetura në të cilën ka ndodhur incidenti është marrë nga familjarët.

Të gjitha rrethanat e këtij incidenti të rëndë janë duke u hetuar nga Policia e Kosovës njësitet e hetimeve rajonale në bashkëveprim me Prokurorin e shtetit deri në zbardhjen e plotë njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/