Bellucci: Bukuria e një femre qëndron tek inteligjenca
Aktorja Monica Bellucci, e cila është në prag të 50 vjetorit të saj, gjatë një interviste të dhënë për një prej të përditshmeve italiane, është shprehur se bukuria e një femre qëndron tek vënia në punë e inteligjencës së saj.
Nëse kjo e fundit kthehet në qëllim në vetvete, atëherë është arma më e mirë e çdo femre.
Bellucci, ka nënvizuar se kujdesi i femrave për veten nuk duhet të lihet asnjëherë pas dore, pavarësisht moshës që ka.
Ajo është shprehur se nuk e ndjen veten si një ikonë të bukurisë dhe se tek vetja çmon dëshirën për të luftuar dhe për të përmirësuar veten gjithnjë e më shumë.

