UBT

Blloku opozitar i banditëve

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Nga Arben Idrizi – Personazhe të krisura si ai i DeVitos dhe të tjerëve në këtë bllokun opozitar ka sa të duash. Po aq sa në anën tjetër, të partisë që ishte në pushtet
Sigurisht ju kujtohet sa patëm qeshur e sa, çka është me më rëndësi, qemë skandalizuar vite me parë me PDK-në e aferës Zanzibar.

Sot, sa kam vërejtur, askujt nuk i shkon në mendje se takimet te restorant ‘Pishat’ e atij që po cilësohet blloku opozitar (LDK, AAK, NISMA) i ngjajnë pak a shumë po asaj çmendurie të PDK-së.

Në të vërtetë, m’i kujtojnë filmat gangsterë (rikthejeni në mendje sidomos filmin ‘Goodfellas’ të Scorseses), ku eksponentë të bandave kriminale tubohen në një restorant, si te Pishat (të cilit me siguri ia vjelin haraçin) dhe aty i ndajnë zonat e interesit dhe i lajnë hesapet që kanë për t’i larë. Këta banditët e bllokut opozitar, duke thithur duhan aty ku është e ndaluar, ulen dhe, me paskrupulltësinë më të pabesueshme, i ndajnë “zonat e interesit”, ministritë. Thuase në një vend demokratik, vota është sa për sy e faqe dhe Kuvendi nuk legjitimon asnjë institucion, përkundrazi, institucionet themelohen dhe legjitimohen nëpër kafene dhe sipas midesë së më të fortëve.

Sa më i çmendur që je, aq më shumë fiton pushtet.

A jemi në vitet ’90 të aventurave, mashtrimeve dhe iluzioneve, apo në dekadën e dytë të shek. XXI?

Mobi Casa

Pra, a e duam një qeveri të kafeneve ku palaço të krisur si Tommy DeVito (interpretuar aq mrekullueshëm nga Joe Pesci) masakrojnë, mes të qeshurash sa u zë fyti, kamerierët që iu kërkojnë t’i paguajnë shpenzimet që kanë bërë?

Se personazhe të krisura si ai i DeVitos dhe të tjerëve në këtë bllokun opozitar ka sa të duash. Po aq sa në anën tjetër, të partisë që ishte në pushtet.

Isa Mustafa dhe banda e tij e Komunës së Prishtinës e kanë dëshmuar në kryeqytet se çfarë do t’i bënin vendit në rast se e kanë pushtetin.

Fatmir Limaj bashkë me bandën e tij është ende duke u sorollatur nëpër gjyqe. Po s’është ngushëllim batuta popullore se i shkuan tërë paratë e përvetësuara për avokatë.

E klani Haradinaj mund të mbetet nën hije vetëm nga ShIK-u. Mbase edhe jo.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.