KKVITI

LDK, një parti për Isën

/ 6 minuta lexim
FIDANISHTJA

Nga Mero Baze – Lidhja Demokratike e Kosovës, partia që themeloi pluralizmin politik në ish- Jugosllavi dhe që i dha tonin jetës politike të Kosovës, qysh nga viti 1989, prej çlirimit të Kosovës nuk e ka drejtuar asnjëherë qeverinë e Kosovës.

Ajo ka fituar së paku dy here bindshëm zgjedhjet parlamentare, por nuk ka bërë dot qeverinë për shkak të nevojës për koalicion, duke dorëzuar qeverinë. Ky është rasti i tretë që LDK hyn në qeveri dhe dorëzon sërish mandatin e kryeministrit.

Gjatë fushatës elektorale, Isa Mustafa ishte zotuar se LDK nuk do të bëjë kompromis me postin e kryeministrit. Ndër katër partitë opozitare, ajo ka më shumë vota se të gjithë, afërsisht 26 për qind. Ndër ata që kanë hyrë në qeveri, pra Ramushi me Limajn, të dy së bashku kanë thuajse sa gjysma e LDK.

Përse Isa Mustafa ia dorëzoi qeverinë Ramush Haradinajt për postin e spikerit të parlamentit? Kjo është një pyetje kyçe, e cila ka të bëjë jo vetëm me shpërdorimin e kapitalit politik të LDK, por dhe përdorimin e saj për nevoja personale të Isa Mustafës.

Pikësëpari përcaktimi publik i Isa Mustafës se njëherë do të bëhet kryetar Kuvendi e më pas president, është fyes, pasi ai nuk është padroni i LDK, që të marrë çdo ofertë më të lartë të mundshme për atë parti.
Ai e çoi në humbje LDK, e tkurri atë dhe i hoqi shansin të ishte një parti fituese në këto zgjedhje.

Ai mbajti larg partisë rivalët e vet, dhe nuk bëri betejë as kundër korrupsionit, as kundër vrasjeve të veprimtarëve politikë të LDK pas luftës dhe gjatë luftës. Tani i bie që dhe ato pak fjalë që ka thënë, t’I tërheqë pasi mund t’i ngelet qejfi kryeministrit të ri.

Duke qenë se e tkurri si parti, ai ishte në rrezik për postin e kryetarit të LDK, sikur të mos ishte gjetur formula shpëtuese e qeverisë opozitare. Është pikërisht frika se ai do të mund të shkarkohej si kryetar i LDK ajo që e detyron atë të futet në një qeveri me pazarin më të vogël dhe atë jo në interes të LDK, por në interes të tij. LDK duhet të merrte kryeministrin e qeverisë së re, dhe duhet të jepte konsensusin për presidentin e ri kur t’i mbarojë mandate Jahjagës.

Mobi Casa

Fakti që Mustafa shiti gjithçka për postin e një spikeri parlamenti, tregon se ai ka pasur frikë kryesore humbjen e çdo mandati në LDK dhe ka nxituar të bëjë koalicion pa asnjë kusht. Ai ka firmosur nën diktatin e Ramush Haradinajt, që siç thonë në Kosovë, me një “mëhallë” votash sot është kryeministër për shkak të paaftësisë së Isa Mustafës.

Duke vrapuar të hyjë në një qeveri pa asnjë pazar, për të shpëtuar të ardhmen e tij në LDK, Mustafa në të vërtetë e ka përdorur marrëveshjen e koalicionit si imunitet brenda LDK. Kritikët e tij u ndjenë të zemëruar ditën e parë kur ende nuk kishte përfunduar pazari i opozitës, por tani mund të heshtin. Këtu do të fillojë dhe tragjedia përfundimtare e LDK. Një parti e madhe, më e madhja e Kosovës, që nuk arrin të diktojë as postin e kryeministrit në një koalicion, ku ajo ka dyfishin e votës se dy partnerët në qeveri, është një parti që funksionon si servis i kryetarit dhe jo si parti politike.

Nga ana tjetër, duke vrapuar të marrë poste honorifike, dhe duke lënë LDK të përfshihet në një qeveri që
komandohet nga Haradinaj, ai në të vërtetë i jep fund mundësisë që dikush nga LDK të formojë personalitetin e tij qeverisës, duke qenë në të ardhmen rival i tij.

Nëse për Kosovën qeveria e re opozitare është një zgjidhje përballë Thaçit, për Isa Mustafën ajo është një alibi përballë dështimit të tij në krye të LDK. Për të mos u dukur i humbur, ai ka bashkuar humbjen e tij me disa humbës të tjerë, për t’u dukur të gjithë fitues. Në fakt, i vetmi fitues në atë qeveri është Fatmir Limaj. Të tjerët e duan qeverinë si Mustafa për hallin e vet.

Por për të qëndruar dhe një herë tek keqpërdorimi i marrëveshjes kundër identitetit të LDK, dua të theksoj se këtë koalicion e mban në fuqi vetëm mëria me Hashim Thaçin. Por ajo me kalimin e kohës mund të mos ketë fuqi të mbajë në këmbë qeverinë. Qeverisë ndoshta do t’i duhet të votojë marrëveshjen me Serbinë, duke avancuar marrëveshjen Thaçi- Daçiq, dhe Vetëvendosja mund të tërheqë votat duke lënë sërish qeverinë në mëshirë të Thaçit.

Mund të ndodhin probleme me FMN dhe krizën ekonomike. Mund të ndodhin probleme me ligjin. Nëse kjo qeveri bie pas një viti a më shumë, ajo që mbetet nga LDK-ja është karrigia e siguruar e Isa Mustafës dhe identiteti i shkatërruar i LD-LDK është një parti që ka mbuluar faqet e zeza te Ibrahim Rugovës, tash i qet në pah faqet e zeza të Isa Mustafës… LDK e ka sjellë popullin shqiptar në këtë shkallë të papunësisë e të skamjes ekstreme sociale. LDK si parti e dalë prej Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë, i ka shkaktuar vetëm vuajtje popullit shqiptar dhe luftës së tij për liri e bashkim kombëtar. LDK ka bërë që të tradhtohet Betimi i UÇK-së. LDK i ka vrarë njerëzit e vet dhe kundërshtarët e vet brenda partisë dhe bën me gisht tjetërkah…