Arrestohet se shtiu me armë, i konfiskohet revolja
Gjilan – Policia e Kosovës në Gjilan ka marr informacion se ka gjuajtje me armë në afërsi të Udhëkryqit te rruga Qarkore me rrugën e Prishtinës, konkretisht në rrugën “NATO 99”.
Njësiti Reagues i policisë ka dal ne vendin e ngjarjes, ku ka grumbulluar informacione dhe aty ka gjetur një gëzhojë të kalibrit 9 mm.
Vetura nga e cila është gjuajtur është Pikap CADY targat vendore dhe se e njëjta kishte shkuar në drejtim të qytetit të Gjilanit.
Njësitet patrolluese pas një kohe të shkurtër kanë arritur ta lokalizojmë veturën nga e cila është gjuajtur. Gjatë bastisjes është gjetur një gëzhojë 9 mm në Parafango të veturës.
I dyshuari F. S. (1971) e ka dorëzuar armën e llojit STIGSTAUER dhe karikatorin e zbrazur.
Automjeti dhe arma e të dyshimtit janë Konfiskuar nga policia e Kosovës.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe rasti procedohet në prokurorin Themelore./rajonipress/


