United Hospital

Engel: Kosovarët të jenë krenarë për zgjedhjet

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kongresisti amerikan, Eliot Engel, ka thënë se “qytetarët e Kosovës kanë dalë në votime për të zgjedhur udhëheqësit e tyre, për të shtruar rrugën përpara për vendin e tyre dhe për t’i treguar botës përparimin e një demokracie të re”.

“Ata duhet të jenë krenarë për atë që kanë bërë dhe unë u dërgoj urimet e mia të ngrohta”, është shprehur Engel.

Ai po ashtu ka thënë se për dy vjet me radhë, Kosova ka mbajtur zgjedhje të hapura, të lira dhe transparente, të cilat kanë përmbushur standardet ndërkombëtare.

ARKATANA

Në terren, ka shtuar Engel, “autoritetet zgjedhore të Kosovës, Policia e Kosovës, organizatat ndërkombëtare dhe vetë Ambasada jonë kanë bërë punë të madhe për të siguruar që të gjithë qytetarët e Kosovës të mund të hedhin votat e tyre në një mjedis të sigurt”.

“Në ditët e ardhshme, mbeten shumë punë për të vazhduar normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë dhe për të avancuar përparimin e Kosovës drejt integrimit euro-atlantik. Njerëzit e Shteteve të Bashkuara qëndrojnë krah për krah me popullin e Kosovës dhe unë do të punoj me qeverinë e re, kur të formohet, për ta ndihmuar që të përballojë sfidat”, ka thënë kongresisti Engel në një deklaratë të shkruar. /REL/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.