Fundamenti

Konfirmimi i rezolutës nga Specialja për proces gjyqësor të drejtë, Bajraktari: Më mirë vonë se kurrë, pres lirimin e katërshes së UÇK-së

/ 3 minuta lexim
KKVITI

Dhomat e Specializuara në Hagë kanë pranuar rezolutën e Kuvendit të Kosovës përmes së cilës kërkohet proces gjyqësor i drejtë ndaj të akuzuarve në këtë gjykatë, rezolutë kjo e cila u miratua më 12 shkurt të këtij viti pikërisht në Kuvend.

Në një intervistë për Ekonomia Online, avokati Ardian Bajraktari ka treguar se kjo rezolutë e Kuvendit është vullnet politik për të kërkuar drejtësi.

“Fillimisht duhet me e pasë parasysh faktin që rezolutat janë akte në të cilat shprehet vullneti politik në rastin konkret i Kuvendit dhe kërkesa edhe elementet esenciale të rezolutës kanë qenë në funksion të kërkesës për drejtësi, pavarësisht faktit që në bindjen time ka qenë një gjë e vonuar, mirëpo megjithatë më mirë vonë se sa kurrë dhe të shpresojmë që një qasje e tillë të ketë reflektim në drejtim të ndryshimit të qasjes në kuadër të Dhomave të Specializuara sepse edhe populli po edhe përfaqësuesit e tij përmes kësaj rezolute asgjë më tepër se sa drejtësi nuk kanë kërkuar me rastin e shqyrtimeve dhe vendosjes në raport me katërshen e UÇK-së, e cila tashmë po ballafaqohet me këto akuza të padrejta dhe një proces të stërgjatur”, tha Bajraktari.

Bajraktari, deklaroi se procesin në Hagë e kanë karakterizuar padrejtësi dhe se i njëjti është stërzgjatur.

Fundamenti

“Është para se gjithash dhe në radhë të parë shprehje e vullnetit politik të Kuvendit të Republikës së Kosovës, në drejtim të kërkesës për drejtësi, në drejtim të shpërfaqjes së padrejtësive të cilat e kanë karakterizuar këtë proces të padrejtë dhe të stërgjatur”, tha Bajraktari për EO.

Avokati Bajraktari, thotë se duke u bazuar në atë se çfarë ka parë gjatë këtij gjykimi, beson se katërshja e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi do të shpallen të pafajshëm.

“Referuar dispozitave të rregullores së procedurës dhe të provave, afati ka filluar me rrjedhë nga momenti kur është mbyllë çështja, përkatësisht me datë 18 shkurt dhe për rrjedhojë shpresojmë që të ketë, një verdikt sa më parë brenda afateve, përkatësisht limiteve që përcaktohen me rregullore, 90 ditë me mundësi shtimi edhe 60 ditë të tjera, e sipas këtyre parametrave po shpresojmë që së paku deri në qershor ta kemi një verdikt, mbi bazën e të cilit natyrisht unë jam optimist dhe i bindur me aq sa kemi pa, fundi i këtij procesi do të rezultojë me pafajësinë e katërshes së UÇK-së, sepse Prokuroria në bindjen time nuk ka arrit me i argumentua tezat e saj në raport me aktakuzën”, tha ai.

Ndryshe, në Gjykatën Speciale aktualisht është në fazën përfundimtare gjykimi ndaj ish-presidentit, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputetit, Rexhep Selimi, të cilët akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.