Fundamenti

Haradinaj: Vendosni për jetën tuaj duke votuar

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është i pari ndër liderët politik që ka hedhur votën e tij në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që po mbahen sot në Kosovë.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka votuar në qendrën e votimit 1910e në Shkollën e Mesme të Mjekësisë ‘Ali Sokoli’.

Uji Dea

“Sot është ditë e rëndësishme për Kosovën, qytetarët e Kosovës do të votojnë për të ardhmen e vendit, për drejtimin që do të marr Kosova. Ju uroj zgjedhje të lira dhe demokratike”, tha Haradinaj, në një prononcim për mediat pas votimit. /Telegrafi/