Uji Dea

OSBE-ja trajnon zyrtarët e Kamenicës rreth buxhetimit gjinor

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kamenica – Si pjesë e projektit të Departamentit për Demokratizim, OSBE-ja ka organizuar një punëtori mbi buxhetimin gjinor në Kamenicë ku kanë marrë pjesë drejtuesit komunal, përfshirë anëtarët e grave e grupeve, zyrtares komunale për barazi gjinore dhe të anëtarëve të kuvendit të komunës.

Punëtoria është ndjekur nga rreth 24 pjesëmarrës, duke përfshirë drejtorin e Qendrës Rajonale të OSBE-së Ulrich Biffar dhe kryetarit të komunës.

Seminari kryesisht është përqendruar në proceset e zhvillimit të buxhetimit të përgjegjshëm gjinor dhe sfidat që komuna përballet në vlerësimin e buxhetit nga perspektiva gjinore.

Fundamenti

Përveç kësaj, pjesëmarrësit kanë diskutuar rrugët për zgjerimin e strukturuar së qasjes së të dhënave të bazuara në buxhetimin e përgjegjshëm gjinor si pjesë e përgatitjes së buxhetit komunal dhe procesit të ekzekutimit.

Në fund të punëtorisë, pjesëmarrësit kanë dalur me konkluzione dhe rekomandime për të rritur numrin e dëgjimeve buxhetore, në më shumë vende duke u përqendruar në perspektivën gjinore dhe përmirësimin e mbledhjes së të dhënave të drejtorive komunale në lidhje me barazinë gjinore./rajonipress/

Mund të ju interesoj: