Gausterer: Natalia na mashtroi me fatura!
Drejtori i kompanisë austriake të prodhimit të pasaportave OeSD, Reinhart Gausterer, të enjten vazhdoi të japë dëshminë e tij në procesin gjyqësor në rastin e skandalit të pasaportave. E akuzuar kryesore në këtë rast është Natali Veliaj. Në rast si të pandehur janë edhe nëntë të akuzuar tjerë.
Gauster rrëfeu se si kishte kuptuar për herë të parë se po bëheshin pagesa jo të rregullta të parave për furnizim me pasaporta biometrike të Kosovës. Gauster tha se asnjëherë nuk ka autorizuar të akuzuarën kryesore Natali Veliaj që të ndryshonte linjën e pagesave. Gausterer ka rrëfyer edhe për takimin ndërmjet tij, ambasadorit austriak në Kosovë dhe ministrit të Brendshëm, Bajram Rexhepi.
Takimi me ministrin kishte ndodhur pak kohë pasi kompania gjermane kishte kuptuar se pagesat po bëheshin nga kompania e “EU Consulting” e jo direkt nga Ministria e Brendshme. “Pagesa e radhës është vonuar dhe kur e pamë që pagesa është vonuar e shikuam se nga çfarë llogarie janë bërë pagesat e mëhershme./tribuna/


