Kosova rrëshqiti turpshëm në korrupsion
Korrupsioni paraqet një problem të madh për Kosovën dhe kjo është arsyeja pse këtu kemi një mision të madh të Bashkimit Evropian, EULEX-in.
Kështu thotë gjatë një interviste për gazetën “Zëri” ambasadori gjerman në Kosovë, Peter Blomeyer, duke shtuar se vendi, siç thotë ai, ka rrëshqitur turpshëm në korrupsion.


