Mobi Casa

Shpendi është dashur të marrë pjesë në përurimin e fabrikës

/ 9 minuta lexim
Mobi Casa

Ministri në detyrë i Mjedisit, Dardan Gashi, i cili gjatë mandatit të tij ka bërë rrëzimin e shumë vilave pa leje në Prevallë, ka thënë se do të respektohet në tërësi Ligji për ndërtime, në ketë mes edhe në rastin e nisjes së ndërtimit të fabrikës së kërpudhave në Prishtinë, që ka qenë premtim i kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtiri. Gashi gjatë një interviste për gazetën Tribuna, ka kritikuar qasjen e kreut të Prishtinës Shpend Ahmeti. Sipas Gashit, Ahmeti është dashur të gëzohet që po hapen vende pune dhe jo të kërcënojë me rrënime.

“Unë mendoj se nëse një investitor vjen në Kosovë dhe në qytetin e Prishtinës, Shpend Ahmeti ishte dashur të jetë aty në përurim dhe të gëzohet që Prishtinës po i zvogëlohet papunësia”, ka thënë kandidati i AKR-së për deputet Dardan Gashi. Ai ka thënë se edhe në rastin e ndërtimit të fabrikës së kërpudhave do të respektohet ligji dhe ky objekt do të ndërtohet me leje

Ministri në detyrë i Mjedisit, Dardan Gashi, i cili gjatë mandatit të tij ka bërë rrëzimin e shumë vilave pa leje në Prevallë, ka thënë se do të respektohet në tërësi Ligji për ndërtime, në ketë mes edhe në rastin e nisjes së ndërtimit të fabrikës së kërpudhave në Prishtinë, që ka qenë premtim i kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtiri. Gashi gjatë një interviste për gazetën Tribuna, ka kritikuar qasjen e kreut të Prishtinës Shpend Ahmeti. Sipas Gashit, Ahmeti është dashur të gëzohet që po hapen vende pune dhe jo të kërcënojë me rrënime.

“Unë mendoj se nëse një investitor vjen në Kosovë dhe në qytetin e Prishtinës, Shpend Ahmeti ishte dashur të jetë aty në përurim edhe të gëzohet që Prishtinës po i zvogëlohet papunësia”, ka thënë Gashi. Mirëpo ai ka sqaruar se edhe në rastin e fabrikës në fjalë do të respektohen të gjitha procedurat e kërkuara për ndërtim. “Parimisht çka fillon të ndërtohet pa leje është kontestuese. Unë sa e di aty është vënë vetëm gurë themeli dhe njëkohësisht janë dorëzuar të gjitha dokumentacionet për leje. Ne me ligjin e ri të ndërtimit i kemi detyruar komunat që brenda afatit prej 30 ditësh maksimum 45 ditë t’i përgjigjen kërkesave për leje, nëse jo atëherë konsiderohet se leja është dhënë”, ka thënë Gashi.

Kandidati për deputet në listën e AKR-së insiston se fabrika e kërpudhave do të ndërtohet në tërësi dhe me leje. “Unë insistoj pra në atë se ligji duhet të respektohet, mirëpo duhet të mendohet që ky projekt ka pasur të fillojë shumë kohë më parë në Mitrovicë, por atje është penguar nga niveli qendror, ndërsa tash këtu po pengohet prej nivelit komunal. Ndërtim pa leje nuk do të ketë por ju garantoj se fabrika do të nderohet në bazë të ligjeve në fuqi”, ka deklaruar ai.

Gjatë kësaj interviste ai ka thënë se AKR po shënon rritje të madhe në terren dhe për këtë deklaroi se ndihet i befasuar, ndërsa kalimin e pragut pohon se nuk e vënë në diskutim, duke u zotuar se AKR do ta kthejë elektoratin që e ka pasur në zgjedhjet e vitit 2007.

Tribuna: Si po ecën fushata zgjedhore kur kanë mbetur më pak se tre ditë deri në përfundimin e saj?
Gashi: Fushata e AKR-së po shkon befasishëm mirë. Veç sot e dje që kemi qenë në Suharekë, Prizren dhe Lipjan, komuna që nuk kanë pasur shumë elektorat të AKR-së, ka pasur masë të madhe të njerëzve dhe jemi befasuar për të mirë. Të martën ishim edhe në Skenderaj ku po ashtu jemi befasuar për të mirë. Për të mirë jemi befasuar natyrisht edhe në Mitrovicë, aty ku edhe po qeverisim.

Tribuna: Çka është duke i ofruar AKR qytetarëve për mandatin e ardhshëm?
Gashi: Së pari ne po i tregojmë dy gjëra: dëshmitë që kemi punuar mirë në krahasim me partnerët tanë në koalicion mandatin që shkoi dhe që asnjë prej neve nuk ka pasur asnjë problem më të vogël me ligjin, në aspekt të korrupsionit apo të hetimeve dhe e dyta që AKR ka qenë edhe më herët e dëshmuar si një parti e orientuar nga ekonomia dhe vendet e punës dhe kjo është ajo pjesa origjinale e partisë sonë që AKR ka qenë prej fillimit e orientuar nga këto tema të cilat tash gjitha partitë duke përfshirë edhe Vetëvendosjen i kanë marr si temë kyçe të fushatës, dmth kanë hyrë në programin e AKR-së.

ARKATANA

Tribuna: Ju po thoni që kanë ndjekur hapat e juaj këto parti?
Gashi: Unë nuk po them që kanë kopjuar, se ka nuanca aty, mirëpo si parim derisa partitë tjera janë marrë me histori e çështja tjera, AKR është marrë me ekonomi dhe e ka pasur këtë temë. Nëse i sheh të gjitha ministritë që janë përfaqësuar nga AKR, kanë qenë të orientuara te qeverisja e mirë dhe zhvillimi ekonomik.

Tribuna: Pritni të keni më shumë vende pas 8 qershorit dhe në këtë rast fuqi më të madhe në vendimmarrje?
Gashi: AKR së pari do të zëvendësojë votën që e ka pasur me partnerët e koalicionit edhe mungesën e tyre dhe do ta forcojë këtë votë dhe kjo po shihet në terren sidomos në Prishtinë, Gjakovë, Mitrovicë, Gjilan, Kamenicë dhe shumë qytete tjera ka rritje të madhe në kuptim të njerëzve që janë te interesuar dhe vijnë në organizimet tona. Këtu duhet të përmend edhe Skenderajn ku nuk kisha besuar që ka interesim të tillë dhe ka qenë një pritje shumë e ngrohtë në këtë Komunë dhe jo vetëm në sallë ku është mbajtur tubimi, por edhe në rrugë. Unë konsideroj që ka shtrirje në gjithë territorin, por natyrisht që ka nuanca, do të thotë në Prishtinë, Anamoravë është pak më e fuqishme, Gjakovë po ashtu, edhe në Mitrovicë në krahasim më vende tjera që ka më pak përkrahje, por unë konsideroj që është rritur përkrahja për AKR-në.

Tribuna: Por sondazhet dhe deklaratat nga shumë analistë ju shohin jashtë përbërjes së ardhshme të Kuvendit?
Gashi: Në asnjë rast ne nuk do të jemi jashtë. Ne jemi duke biseduar për një rritje të dukshme të AKR-së. Analistët mund të kenë çfarëdo ideje, por sondazhet tona thonë krejtësisht diçka tjetër dhe na qesin shumë mirë. Ne kemi vendosur që të mos i publikojmë si parti tjera, por unë ju garantoj që na qesin shumë mirë. E dyta shumë prej analistëve është dëshmuar që përfaqësojnë interesat e partive politike.

Tribuna: Në zgjedhjet e vitit 2010 keni garuar në një subjekt tjetër politik, tash jeni në AKR konsideroni se keni gjetur ambient të duhur për zbatimin e politikave tuaja?
Gashi: Përfundimisht po për shkak të asaj që e thashë më herët se arsyeja që ne jemi bashkuar të gjithë këtu është të fuqizohet shteti ligjor dhe ekonomia si faktor bosht i zhvillimit të vendit dhe jo këto që kanë qenë interesi i këtyre partive që ta mbajnë popullin në konflikt me njeri-tjetrin për shkak të ideologjive të historisë. Unë as më herët e as tash nuk jam përzier në këto tema, tema boshte të mia janë funksionimi i shtetit.

Tribuna: Të martën ka nisur ndërtimi i një fabrike që është planifikuar të ndërtohet në Mitrovicë por ajo po bëhet në Prishtinë. Kreu i komunës Shpend Ahmeti, ka kërcënuar se do ta rrënojë atë pasi nuk ka leje. Ju si ish-ministër i Mjedisit keni shtyrë përpara çështjen e Ligjit për ndërtime, madje edhe vetë keni rrënuar në Prevallë. Si po e sheh këtë veprim të partisë suaj?
Gashi: Parimisht çka fillon të ndërtohet pa leje është kontestuese. Unë sa e di aty është vënë vetëm gurthemeli dhe njëkohësisht janë dorëzuar të gjitha dokumentacionet për leje. Ne me ligjin e ri të ndërtimit i kemi detyruar komunat që brenda afatit prej 30 ditë maksimum 45 ditë t’i përgjigjen kërkesave për leje. Nëse jo, atëherë konsiderohet se leja është dhënë. Këto janë ato reforma që i kemi bërë dhe mendojmë se kjo është në interes të qytetarëve dhe rritjes së zhvillimit ekonomik të vendit.

Tribuna: Do të thotë i gjithë dokumentacioni me kërkesë për leje ndërtimi është dërguar në Komunën e Prishtinës?
Gashi: Me dijeninë time letrat janë dërguar dhe nëse dikush është kundër hapjes së vendeve të punës, siç kanë qenë edhe njerëz që kanë penguar zhvillimin edhe në Mitrovicë dhe tash njerëz në Prishtinë duan të deklarojnë se janë kundër zhvillimit ekonomik, kundër hapjes së vende të punës atëherë më vjen keq për ta dhe në t’ia shpjegojnë votueseve. Interesi është që të zhvillohet vendi dhe të respektohet ligji. Ju garantoj se nuk do të ndërtohet asgjë pa lejen e autoriteteve përkatëse.

Tribuna: Deklaratat e kryetarit të Prishtinës i shihni si pengesë në hapjen e vendeve të punës?
Gashi: Unë mendoj se nëse një investitor vjen në Kosovë dhe në qytetin e Prishtinës, Shpend Ahmeti ishte dashur të jetë aty në përurim edhe të gëzohet që Prishtinës po i zvogëlohet papunësia. Unë insistoj prapë në atë se ligji duhet të respektohet, mirëpo duhet të mendohet që ky projekt ka pasur të fillojë shumë kohë më parë në Mitrovicë, por atje është penguar nga niveli qendror, ndërsa tash këtu po pengohet prej nivelit komunal. Ndërtim pa leje nuk do të ketë por ju garanto se fabrika do të nderohet në bazë të ligjeve në fuqi.