Hidromorava

Austriakët e paguan Velijajn para tenderit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kishin bashkëpunuar me muaj për të fituar kontratën për prodhimin e pasaportave të para biometrike për qytetarët e Kosovës, ndërsa të martën drejtori i përgjithshëm i zyrës shtetërore të printimit në Austri (OeSD), Reinhart Gausterer, dhe bashkëpunëtorja e tij në Kosovë, Natali Velija, janë takuar në gjykatë.

Në sallën e improvizuar të Kino ABC1 dje ka vazhduar seanca ndaj Natali Velijajt dhe tetë të tjerëve të akuzuar nga një prokuror i EULEX-it, se kanë përvetësuar 1.4 milionë euro që ishin dedikuar për pagesën e pasaportave, sipas kontratës për prodhimin e të cilën e kishte fituar kompania austriake “OeSD”.

FIDANISHTJA

Drejtori Gausterer fillimisht u është përgjigjur pyetjeve të prokurorit rreth kompanisë që e drejton dhe procedurave tenderuese në Kosovë rreth projektit për prodhimin e pasaportave, ndërsa në vijim ka qartësuar se si është njohur me shtetasen gjermane, Natali Velijaj, në Kosovë.

Gausterer ka treguar se të akuzuarës Velijaj, në xhirollogarinë e kompanisë “Fimex” e cila ajo kishte thënë se është e saj, kishte paguar 200.000 euro, edhe pse ende nuk ishte fituar tenderi nga kompania “OeSD”. /Koha Ditore