UBT

Shkenca nuk krijohet me xhelozi, por me përkushtim e dije…

/ 9 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Aliriza Selmani e “jeton” jetën me shkencën e historisë. Ai, ndonëse është në pension, punën shkrimore nuk e ndalë. Atij i intereson e kaluara e Gjilanit, por i interesojnë edhe figurat e njohura të kësaj ane të Anamoravës. Pse jo? Kjo është etja e tij e dijes, e cila po kurorëzohet me vepra dokumentare historike. Jo vetëm kaq. Ai gjer më tani ka botuar tri vepra dokumentare historike, si janë: “Gjilani me rrethinë (1908- 1912), monografinë “Myderriz Haki Efendiu (1914-1948) dhe veprën e tretë e botoi me titull: “Shpërngulja e shqiptarëve nga Gjilani e rrethina në Turqi…”.

Nuk ka më bukur se të jetosh me shkencën, dijen e njeriut. Pa shkencë, si pa gjuhë, si pa sy, por edhe si pa identitet. Kur adhurohet shkenca, njerëzit i besojnë të vërtetës. Vetëm me shkencë ecët përpara. Çdo gjë tjetër, është pa “shije”. I vjen era plagjiatë apo hijezim i të keqes. Lumë kush e do dhe merret me shkencën! Ajo njerëzit i qon përpara dhe ia ndriçon rrugën e ndritur të jetës.

Andaj, kësaj here, “personazh” kryesor i këtij shënimi është Aliriza Selmani, profesor i historisë nga Gjilani. Ky njeri punon jo vetëm për vete, por edhe për të tjerët.

Aliriza Selmani e “jeton” jetën me shkencën e historisë. Ai, ndonëse është në pension, punën shkrimore nuk e ndalë. Atij i intereson e kaluara e Gjilanit, por i interesojnë edhe figurat e njohura të kësaj ane të Anamoravës. Pse jo? Kjo është etja e tij e dijes, e cila po kurorëzohet me vepra dokumentare historike. Jo vetëm kaq. Ai gjer më tani ka botuar tri vepra dokumentare historike, si janë: “Gjilani me rrethinë (1908- 1912), monografinë “Myderriz Haki Efendiu (1914-1948) dhe veprën e tretë e botoi me titull: “Shpërngulja e shqiptarëve nga Gjilani e rrethina në Turqi…”.

Kjo është vepra e tretë e tij me radhë. Pra, veprat e tij historiko-dokumentare flasin me dokumente e argumente për qytetin e tij, Gjilanin, i cili ka një histori jo vetëm interesante, por edhe të hershme.

Pra, autori, A. Selmani ka shkruar për shpërnguljen e popullatës së këtushme e për disa ngjarje e figura të shquara atdhetare. Por, aktiviteti i tij shkrimor nuk është ndalë vetëm me këto vepra. Ai, herë pas here ka botuar e boton punime të ndryshme shkencore nga fusha e historisë. Gjer më tani ka marrë pjesë në shumë simpoziume me kumtesa të ndryshme për çështjen tonë kombëtare. Ka shkruar edhe për figurën e madhe të kombit, Idriz Seferit, kreshnikut të Karadakut.

Punimet e tij janë të mirëpritura nga kolegët e tij historianë. Shih për këtë, ai ka bërë emër në fushën e dijes së historisë. Është pjesëmarrës në disa sesione e tribuna shkencore me karakter kombëtar. Dhe, jo vetëm kjo.

Ai herë pas here ka botuar artikuj publicistikë e shkencorë për çështjen kombëtare shqiptare. Ka shkruar një numër të recensioneve për libra e shkrime të tjera nga fusha e historisë. Pra, emri i Aliriza Selmanit tashmë i ka kaluar kufijtë regjional.

Ai, kohë pas kohe po merret me studime shkencore e hulumtuese në fushën e historiografisë. Kjo botë e tij është interesante dhe tejet joshëse. Ai, edhe në këtë moshë të shtyrë, po mundohet ta ndriçojë të kaluarën tonë të hidhur, por krenare. Duke biseduar për librin, ai thotë se, është i befasuar se si intelektualët tanë sot nuk lexojnë.

Kjo është fakt. Fakt është se askujt sot nuk ia sheh ndonjë libër ose gazetë në dorë. “Libri sot nuk lexohet, por as nuk vlerësohet. Librin pak lexues po e adhurojnë e çmojnë. Me një fjalë, kohës së fundit, po me duket, më shumë janë “krijues” që shkruajnë libra, se që lexojnë! Kjo është fakt i “gjallë”.

ARKATANA

Nuk di ku qëndron problemi?!!! Sot ka shumë libra të ndryshëm. Sot është krejtësisht gjendje tjetër nga ajo dje. S’ka kush ta ndalë për ta lexuar akcilin libër. Dje, ishte tjetër kohë. Kohë me përcjellje dhe e turbullt. Lexuesi ynë mezi ka gjetur ndonjë libër të anatemuar dhe e ka lexuar tinëz. Sot ka mjaft libra, por nuk ka lexues! Kjo është një “gjendje” shqetësuese.

Aty ku s’ka kulturë, edhe shkenca është e zbehtë dhe s’ka ecje përpara. Më herët janë ditur autorët, të cilët njiheshin dhe llogariteshin në gishta. Në shkolla nuk ka pasur shkollarë që nuk e ka njohur Naimin, Samiun, Fishtën, Seremben, Çajupin, De Radën, N. Rrahmanin, A. Pashkun etj. Tash, nëpër shkolla tona, me heqjen e lekturës shkollore nga plan-programi mësimore, shkollarët tanë as që mund të flasin për ndonjë shkrimtar.

Kjo është një “gjë” që na shqetëson dhe na brengos. Unë, kulturën e njeriut e shoh në shkrim, thotë A. Selmani. – Sot është për “gjynah” të Zotit të lexohen gazetat e revistat e përditshme, të cilat janë përplot me gabime drejtshkrimore. Nuk ka profesionistë që të reagojë nga aspekti i gjuhës për këto lëshime të mëdha në kulturën tonë të përditshme.

Më parë, s’ka kaluar ditë pa botuar ndonjë shënim në gazetën “Rilindja”, “Zani i rinisë”, “Shkëndija” e në gazeta tjera shqipe rreth shkrimeve me gabime. Tash, në gazetat tona të përditshme është një “treg” ku plasohet vetëm mall për t’u shitur që nuk ka vlera”! I pyetur se a ka plagjiaturë në shkencën e sotme, Aliriza Selmani, profesor i historisë na u përgjigj se, në këtë kohë, kur ka më shumë “krijues” se lexues, lëshimet tek veprat e krijuara janë të shumta e të pafalshme. “Unë, shton A. Selmani, – çdo vepër të shkruar, e pëlqej dhe e çmoj. S’ka të keqe. Secili po mundohet të japi diçka nga veti. Por, nuk u falet krijuesve që kanë bërë emër. Ata nuk do të duhej të lëshohen në këtë “treg” të krijimtarisë, i cili ka marrë hov dhe s’po ndalet. P.sh. si është e mundur që një i ri student ta marri ndonjë temë dhe për pak kohë, ai e merr titullin mr. dr. etj. I gjen ato shënime dhe pa ju referuar hulumtimeve shkencore, ai i fut në shënimet e veta “lloj-lloj malli”, të cilat, jo vetëm se nuk janë të tij, por s’përkojnë me temën dhe diplomon me grada të larta.

Nëse njeriu i pyet sot këta të rinj studentë se çka kanë kryer, përgjigjja e tyre është se i kanë të kryer dy apo tre fakultete! Bile, thotë se ka kryer gradat e masterit dhe është duke bërë temën e doktoratës!

I pyetur A. Selmani se çfarë plani ka kohës së fundit në jetën shkrimore të tij, ai, pa një pa dy, na u përgjigj se është duke punuar (shkruar) një libër për Gjilanin e vjetër. “Po, tha, Aliriza Selmani, profesor, – koha po kalon dhe duhet dikush ta ndriçojë të kaluarën tonë, sepse nuk na i falë historia e as pasardhësit tanë, të cilëve ua kemi për borxh ndonjë shënim për të kaluarën tonë. “E kam filluar një libër dokumentar që flet për Gjilanin si qytet i vjetër. Ia kam borxh këtij qyteti të Anamoravës, i cili e ka një histori edhe të dhembshme, por edhe krenare. Të dhembshme, sepse këtu është bërë masakër e paparë në shumë njerëz. Për këto ngjarje kanë shkruar njerëzit e kësaj fushe të dijes, por ka akoma të shkruhet e të hulumtohet në këtë drejtim.

Prandaj, jam duke shkruaj një libër dokumentar për Gjilanin e vjetër, i cili libër do të jetë me interes për të gjithë. Me fjalë të tjera, unë e njoh mjaft mirë këtë qytet, por e njoh edhe këtë fushë të dijes. Dhe, duke lexuar, por edhe duke dëgjuar nga njerëzit e moshuar, sikur jam ardhur në përfundim se ia vlen të shkruhet e të botohet ky libër për këtë qytet që ka shumë të dhëna nga e kaluara jonë historike. Por, disa nga ne po mundohemi të shkruajmë sado pak ndonjë libër, po çështja e botimit po mbetet “thembër e Akilit”! S’ka kush që të ndihmon, e unë s’kam mundësi ta financoj botimin e librit.

Dhe, kështu ka ardhur puna, ku më shpejt e krijon veprën, se sa ti gjesh paratë për ta botuar. Kur është fjala te libri, ai bohet pa asnjë problem nga ata që kanë para. Ata që shkruajnë, nuk kanë para. Ata që nuk shkruajnë, por mundohen të bëhen “autorë”, por puna e tyre dihet! Libri nuk shkruhet pa përkushtim të duhur.

Bie fjala, historianët e kalibrit të Ali Hadri, Hakif Bajrami, por edhe disa të tjerë, rrallë se do të vijnë në jetë. Këta historianë janë të nivelit të lartë. E, sot ekziston xhelozia në mes autorëve. Sidoqoftë, njeriu duhet t’i gëzohet punës së dikujt, e jo të merret nëpër gojë./tefik selimi/rajonipress/