Mobi Casa

Pacolli: Fëmijët nuk do të vdesin më nga pakujdesia e shtetit

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Pas 15 vjet lirie, ne sot ballafaqohemi me varfëri të skajshme ku njerëzit vdesin në mungesë të pakujdesit shëndetësorë. Dje vdiq një djal 15 vjeç nga sëmundja, për mungesë të kujdesit shëndetësorë. Shteti ynë nuk ishte në gjendje të paguaj as rrugën për shërimin e atij djali.

Nëse AKR-ja vjen në krye të qeverisë, ju premtoj juve nënave dhe baballarëve se fëmijët e juaj nuk do të vdesin më nga pakujdesia e shtetit. Kështu ka premtuar presidenti i AKR-së Behgjet Pacolli, sot para qytetarëve të Vushtrrisë.

Pacolli u zotua se komuna e Vushtrrisë nuk do të mbetët vend i pazhvilluar dhe ku qytetarët e saj udhëtojnë në qytetet tjera për të punuar, duke premtuar kthimin e fabrikave të dikurshme në këtë komunë.

Uji Dea

“E kjo mund të ndodhë vetëm me qeverisjen e AKR-së, pasi të tjerët edhe ashtu treguan se nuk dinë të zbatojnë programin e AKR-së të cilin e kanë vjedhur. Ata kanë kujtuar se dinë ta zbatojnë programin ekonomik të AKR-së, por dëshmuan se nuk dinë. AKR-ja e ka dëshmuar se ka njerëz që kanë aftësi të dëshmuara profesionale dhe vullnet për ta arritur këtë, ne e njohim botën, globalizimin dhe siç e kemi cekur edhe në program dijmë ta shndërrojnë Kosovën në një destinacion të njohur në hartën e botës, duke e ndërlidhur ekonominë e saj me tregjet ndërkombëtare, duke thithur investime të brendshme dhe të jashtme, duke tërhequr investitorë kredibil në fushën e minierave, me brende të njohura ndërkombëtarisht në fushën e agrobiznesit, me kompani me nam të industrisë së shërbimeve”, tha Pacolli.

Kandidatja për deputet e AKR-së nga që vjen nga komuna e Vushtrrisë, Arta Haxhaj, u premtoi qytetarët se pushteti nuk do ta ndryshojë atë, përkundrazi do të përkujdeset edhe më shumë për qytetarët e Vushtrrisë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.