Uji Dea

Pacolli: Enver Hoxhaj është sjellur padinjitetshëm, ishte i dëmshëm për diplomacinë e Kosovës

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Presidenti i AKR’së, Behgjet Pacolli, ka thënë se Enever Hoxhaj ka qenë i dëmshëm për diplomacinë e Kosovës.

Pacolli ka thënë se ai është sjellur pa dinjitetshëm në raport me të, sa i përket çështjes së njohjeve.

“Zotit Hoxha i them se ke qenë i padinjitetshëkm në krejt këtë bashkëqeverisje me mua dhe z. Hoxhaj, të them se ti ke qenë i dëmshëm për diplomacinë e Kosovës”. , ka thënë Pacolli në RTK

Pacolli: Programet e partive tjera janë libra të bukura, por jo programe të zbatueshme

Preisenti i AKR’së Behgjet Pacolli, thotë se vetëm programi i AKR’së është i zbatueshëm. Tha se ka lexuar programet e partive tjera, por janë thjeshtë “libra të bukura”, por jo programe të zbatueshme.

“Programet tjera janë libra të bukura, por jo programe të implementueshm”, ka thënë Pacolli.

“Programi i AKR’së është programi i vetëm që i nevojitet kësaj shoqërie sot. Për koalicione jemi të hapur. Por nuk do të bëjmë koalicion me askë, nëse ai nuk garanton implementimin e programit tim”, tha Pacolli.

UBT

Pacolli: AKR nuk i ka borxh askujt, mund të qeverisë e qetë

Presidenti i AKR’së, Behgjet Pacolli, ka ripërsëritur se AKR na qeveri nuk ka pasur fushëveprimin që ka kërkuar.

Pacolli tha se Kosova ende përballet me politizimin e drejtësisë, gjë që është një nga shkaktarët kryesor që e ngulfatë ekonominë.

“Ne kemi qenë pjesë e një konvoji, e një lokomotive. Mundësia e veprimit ka qenë e vogël. Kam qenë edhe kritik i kësaj qeverie. E kam parë që jemi duke ngecur. Kam kërkuar fushëveprim. Por ky fushëveprim ka qenë i vogël.Unë nuk do të ndalem, ashtu siç e kam bërë pa e harxhuar asnjë cent nga buxheti i Kosovës”, ka thënë Pacolli në debatin zgjedhor në RTK.

“Duhet të punojmë ende në funksionalizimin e ligjit dhe drejtësia në Kosovë të mos jetë e politizuar. Atëherë do të jemi shumë më pranë investitorëve”, ka thënë veç tjerash Pacolli.

Ai ka thënë se AKR nuk i ka borxh askujt, andaj mund të punojë e qetë.