Fundamenti

Pacolli: Partitë tjera po bëjnë fushatë me paranë publike

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Ditën e pestë të fushatës zgjedhore Aleanca për Kosovë të Re, programin e saj e ka shpalosur para qytetarëve të mbledhur në fshatin Marec.

Në tubimin tradicional “Takimet e vendlindjes në Merec” presidenti Behxhet Pacolli u ka premtuar qytetarëve se paraja publike nuk do të keqpërdorët më, nuk do të shkoj në gjepat e pushtetarëve por do të shkoj në investime kapitale që do të ngritnin mirëqenien e qytetarëve.

“Partitë tjera sot po bëjnë fushatë me paranë publike që i marrin si taksa nga ju apo haraq biznesit. Ne as edhe një cent nuk e kemi keqpërdor. Ne nuk i qesim haraç askujt. Paratë që i merren qytetarëve i kthehen qytetarëve në të mirë të publikut”, tha Pacolli.

FIDANISHTJA

Ai kërkoi nga qytetarët e asaj ane, që me 8 qershor të dalin sa më masovikisht në zgjedhje dhe të votojnë ekipen më të mirë.

“Nëse gjeni parti tjetër më të mirë, më të ndërgjegjshme dhe me të pastër se AKR-në, unë u them votoni. Por nuk besoj se do të gjeni, e ne jemi dëshmuar se jemi më të mirët”, tha Pacolli.

Organizatori i këtij manifestimi tradicional, Milazim Vitia, para qindra të pranishmëve tha se nëpërmjet Behgjet Pacollit sot fshati Marec njihet në tërë botën. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.