Mobi Casa

Kurti: Qeveritë kanë mbrojtur kriminelët

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Lëvizja Vetëvendosje në tubimin që ka mbajtur në Malishevë ka prezantuar kandidatët për deputet nga ky qytet, Gani Krasniqi, Jetmira Vrenezi dhe Muhamet Bytyqi. VV tha se kjo lëvizje po rritet çdo ditë dhe do të dëshmojnë se janë të parët në Kosovë.

Kryetari i Prishtinës dhe aktivisti Shpend Ahmeti i pranishëm në këtë tubim, gjatë fjalimit të tij është shprehur se Kosova ka nevojë për politikë të re dhe për shtet zhvillimor.

“Ne jemi për tri shtyllat e Alternativës Qeverisëse të cilat e sollën fitoren në Prishtinë. Për ta sjellë atë fitore duhet që këto ditë të jetë një rrugëtim i përbashkët deri më 8 qershor kur Lëvizja Vetëvendosje do të ngadhënjejë”, ka thënë Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se ‘çdo ditë po shihet se Lëvizja Vetëvendosje po rritet dhe ne do ta dëshmojmë edhe më shumë se ne jemi shumica dhe ne do të jemi të parët në Kosovë. “Koha është tash, dhe jo për shkak të Lëvizjes Vetëvendosje por për shkak të popullit”.

Ndërkaq, kandidati për deputet Gani Krasniqi tha se Malisheva do të jetë vend i fitoreve të reja.

“Ne premtojmë jo vjedhjen, por angazhimin. Kjo i duhet Kosovës dhe i duhet pikërisht Tash”, ka thënë ai.

ARKATANA

Sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje i ka mbledhur njerëzit më të përgatitur dhe më idealistë në listën për kandidatë dhe në organizatë. Kësisoj, ndryshimi është më i kollajshëm.

Gjatë këtij tubimi ka folur edhe aktivisti AvniZogiani i cili ka thënë se deri më tash nuk ka pasur drejtësi. “Po të funksiononte drejtësia, ata nuk do t’i kishin këto pallate që i kanë tash, madje, nuk do të ishin në politikë fare”. Sipas tij, vetëm Vetëvendosje mund ta luftojë korrupsionin.

Kryetari Albin Kurti është pritur me duartrokitje të shumta para qytetarëve ku tha se qytetarët e Malishevës kanë nevojë për një qeveri që nuk i sundon, por u shërben.

“Më 8 qershor duhet ta shohim popullin të vendosë vetë, e kur populli vendos vetë fiton Vetëvendosje!”, ka thënë ai.

Duke folur për shtetin e së drejtës, ai tha se të gjitha qeveritë i kanë mbrojtur kriminelët, kurse ata do t’i mbrojmë dëshmitarët.

“Lëvizja Vetëvendosje pavarësisë ia shton zhvillimin, e ia heq korrupsionin. Prandaj, nuk duhet të frikësohemi nga ndryshimi, por nga përsëritja”, ka thënë ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.