Uji Dea

Haziri: Beteja e Abdixhikut me nënshkruesit e mocionit, i takon vetëm LDK-së

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit brenda partisë, pas kërkesës për mocion ndaj kryetarit Lumir Abdixhiku, duke bërë thirrje për unitet dhe shmangie të përçarjeve.

Haziri tha se çështja mes Abdixhikut dhe nënshkruesve të mocionit duhet të mbetet një proces i brendshëm i partisë.

“Beteja e Lumir Abdixhikut me nënshkruesit e mocionit, në emër të kërkesave politike, është dhe duhet të mbetet beteja e kryetarit të katërt të LDK-së me votuesit e tij”, shkroi Haziri.

Ai kritikoi ata që, sipas tij, po e shfrytëzojnë situatën për pozicionime personale politike, duke theksuar se debatet publike nuk i shërbejnë të ardhmes së LDK-së.

“Të gjithë ata që po dalin në analiza, vlerësime e mësime, për apo kundër, janë vetëm pozicionime politike për veten e tyre e jo për të ardhmen e LDK-së”, tha ai.

Haziri kujtoi se procesi u iniciua nga tri degë të partisë dhe tre kolegë të LDK-së, ndërsa rreth një e treta e delegatëve u ftuan ta mbështesnin kërkesën me nënshkrime. Sipas tij, nuk ka nevojë për përplasje të mëtejshme në publik.

“Çka po na duhen fjalët e tepërta me kah 10 statuse në ditë, me gjuhë të ashpër prej disa aktivistëve, ftesa për protestë në mbrojtje e konsumues politikë që po e gërryejnë besimin e idealistëve”, u shpreh Haziri.

Fundamenti

Nënkryetari i LDK-së theksoi se funksionarët mund të pajtohen mes vete, por besimi i anëtarësisë nuk rikthehet lehtë nëse gabimet përsëriten.

“Ma mirë me thanë na falni për gabimet e së kaluarës, se sa me vazhdu me gabime”, shkroi ai.

Në fund, Haziri bëri thirrje që LDK të ruajë unitetin, duke kujtuar se sukseset më të mëdha të partisë janë arritur kur ajo ka qenë e bashkuar.

“LDK ka shkaktu procese e ka realizu ëndrra kur ka qenë e bashkuar. Kemi premtu që jemi besë e shpresë për Republikën. Mbajeni fjalën, bashkëpatriot”.

Mesazhin e tij e përmbylli me një thënie të babait të tij.

“Mos hyni në beteja që nuk janë tuajat. Me dikënd që duhesh të pajtohesh, kurrë mos u idhno.”

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.