Fundamenti

Isa Mustafa: LDK sot nis rrugën e fitores

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Lideri i LDK’së, Isa Mustafa, ka njoftuar se sot do të hapet fushata elektorale e Partisë së tij. Me këtë rast, Mustafa iu ka bërë thirrje të gjithë simpatizantëve të LDK’së të shkojnë gjysmë ore para nisjes së tubimit.

Sipas tij, LDK duhet t’i fitojë zgjedhjet për t’ua kthyer buzëqeshjen dhe shpresën qytetarëve të Kosovës.

Lexojeni të plotë njoftimin e Isa Mustafës:

Miq të nderuar,

Anëtarë dhe simpatizantë të LDK-së

Mobi Casa

LDK sot e hap fushatën parazgjedhore në Sallën e Madhe të Pallatit të Rinisë në ora 18:00. Ju do të na nderoni me pjesëmarrjen tuaj dhe ju ftoj të gjithëve që të jeni në sallë në ora 17:30.

Ne do të dëshmojmë se e kemi PIKË PËRNIME të fitojmë dhe t’ua japim fitoren qytetarëve të Kosovës, t’ua kthejmë buzëqeshjen , t’ua kthejmë Shpresën.

Sot e fillojmë një betejë për demokraci, zhvillim e integrim.

Me respekt, Isa Mustafa