ARKATANA

Autostrada Prishtinë-Shkup shkatërron raportet PDK-AKR

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Kryeministri në largim, Hashim Thaçi dhe zv.kryeministri Behgjet Pacolli i kanë prishur raportet për shkak se PDK po insiston të nënshkruajë kontratën për ndërtimin e autostradës Prishtinë-Shkup, në kohën e fushatës elektorale.

Sipas burimeve, Pacolli nuk po dëshiron të jetë pjesë e nënshkrimit të kësaj kontrate, për shkak se të gjitha meritat pastaj do t’i merrte PDK dhe Hashim Thaçi.

Por, nëse nuk marrin pjesë edhe ministrat e AKR-së, atëherë ky projekt nuk mund të ecë përpara, për shkak se në Këshillin Ndërministror janë edhe disa prej udhëheqësve të AKR-së.

Mobi Casa

“Për të zhbllokuar situatën janë përfshirë edhe ambasadat kryesore në Prishtinë“, ka thënë një zyrtar i Qeverisë së Kosovës.

Ndërkohë, as Pacolli dhe as zyrtarët e Qeverisë s’kanë dashur të komentojnë këtë ngërç të Qeverisë dhe koalicionit PDK-AKR. /Express/