Mobi Casa

Joseph: Trump mund ta bëjë ofertën që Kosova dhe Serbia të anëtarësohen bashkë në NATO

/ 3 minuta lexim
HW

Futja e Serbisë në NATO bashkë me Kosovë është një tjetër propozim i profesorit në John Hopkins dhe ekspertit për Ballkanin Perëndimor, Edward Joseph.

Në një intervistë në A2 CNN, ai deklaroi se kjo do ta largojë Serbinë nga ndikimi rus.

“Putin është pengesa kryesore për një armëpushim edhe kjo qasje e rezolutës 12 44 mund të jetë e pasuksesshme dhe Putin të thotë nuk dua armëpushim. Unë mendoj që SHBA duhet të ushtrojnë presion ndaj Putin duke i dhënë më shumë armatime Ukrainës. Ne shpresojmë që ai do ndryshojë pozicionin e tij dhe të ushtrojmë presion ndaj Putin, duke e bërë Kosovën e Serbinë së bashku pjesë të NATO-s. kjo do të largojë Serbinë nga influenca dhe shtetit më mik me Rusinë në Ballkan”.

Sipas tij anëtarësimi i Serbisë në NATO do t’i japë fund edhe tensioneve me Kosovën.

Mobi Casa

“Duke e vendosur Serbinë në kampin perëndimor do t’i japim fund kësaj të ashtuquajture balance që Vuçiç i referohet neutraliteti që ka Serbia ndërmjet Rusisë e Kinës nga njëra anë dhe SHBA e BE nga ana tjetër. Duke e bërë Serbinë pjesë të NATO-s, kjo merr fund. Nuk mund të përqafosh rrugëtimin në NATO dhe të kesh këtë partneritet strategjik me Rusinë e Kinë. Kjo do të marrë fund dhe do t’i japë fund tensioneve me Kosovën se anëtarësimi në NATO që ka bombarduar Serbinë në ‘99 është diçka domethënëse. Do të thotë që Beogradi pranon rezultate në fund të vitet ‘90 dhe të gjitha këto narrativa marrin fund”.

Në A2 CNN ai tha se do të jetë presidenti i SHBA ai që do të bëjë ofertën, ndërsa rendit edhe 3 arsyet pse presidenti serb nuk mund ta refuzojë. Një nga ato do të jetë edhe nënshkrimi nga an e kryeministrit të Kosovës të asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Unë e kam diskutuar këtë në propozimin tim sesi Trump do ta arrijë këtë në Shtëpinë e Bardhë. Personi që bën ofertën është Trump është personi më popullor e figurë ndërkombëtare në serbi. Serbia është vendi i parë për Trump sa i takon popullaritetit të tij. Trump është figura e vetme që mund ta paraqesë këtë ofertë Serbisë për t’iu bashkuar NATO-s. Serbia ka marrëdhënie të mira me NATO-n dhe ambasadori serb në SHBA në mënyrë të hapur ka propozuar që Serbia t’i bashkohet NATO-s. Qytetarët e Serbisë pavarësisht propagandës e dinë që Serbia të bëhet anëtare e NATO-s dhe arsyeja e tretë është që Vuçiç nuk do të ketë zgjedhje veçse të pranojë këtë ofertë të Trump dhe arsyeja që nuk do ta refuzojë, sepse edhe Kosovës do t’i jepet oferta në të njëjtën kohë që të bëhet pjesë e NATO-s me kusht që kryeministri i Kosovës të nënshkruajë statusin e BE për asociacionin e bashkive me shumicë serbe. Në momentin që Kosova e nënshkruan këtë Trump do të paraqesë propozimin që Kosova t’i bashkohet NATO-s dhe Beogradi nuk do ketë zgjedhje tjetër veçse të pranojë ofertën”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.