Kurë fjala matet
Fjala matet, ndryshe bien si lisi i vjetër, Horizonti pasqyrë e thyer, me grushta hijesh.
Kur fjalët i merr era,
brenda trupit qelizore
varros mendimin.
Nën stuhinë acide
lahet fjala,
vret.. e thyen.
Në sheshe viktimash nuk
matet: Grushtojnë hijet,
ikjet ndihen larg.
Luten dy poleve
Ndezur, ozon helmue
shkarkojnë.
Kur matet fjala
Vezullon qielli:
shirat acide thahen…..
ikun hijet në shtegtim.
Zef Mulaj

