Arrestohet një shtetas i Serbisë në Gjilan, dyshohet se kanosi dhe mbajti një grua pa dëshirën e saj
Gjilan – Policia ka arrestuar një shtetas të Serbisë, i dyshuar për kanosje dhe përdorim të forcës fizike ndaj një gruaje, po ashtu shtetase e Serbisë.
Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur më 19 qershor 2026, rreth orës 23:45, në Gjilan. I dyshuari dyshohet se e ka kanosur viktimën duke përdorur forcë fizike, ndërsa ajo ishte mbajtur pa dëshirën e saj në banesën e të dyshuarit.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor pas incidentit.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente./rajonipress/


