ARKATANA

Aksident në rrugën Pogragjë – Dobërqan, banorët kërkojnë më shumë kujdes në komunikacion

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën Pogragjë–Dobërqan, ku janë përfshirë dy automjete. Nga pamjet e siguruara në vendin e ngjarjes shihet se njëra prej veturave ka pësuar dëmtime të konsiderueshme, ndërsa në vendngjarje kanë dalë pjesëtarë të Policisë.

Aksidenti rikthen shqetësimet e banorëve të brezit kufitar për sigurinë në këtë aks rrugor, si dhe në rrugën Dobërqan–Stubëll, të cilat, sipas tyre, janë shndërruar në segmente të rrezikshme për pjesëmarrësit në komunikacion.

Banorët shprehen veçanërisht të shqetësuar për shpejtësinë dhe mënyrën e pakontrolluar të vozitjes nga disa drejtues automjetesh që qarkullojnë në këto rrugë, përfshirë edhe persona që vijnë nga Lugina e Preshevës. Ata kërkojnë nga të gjithë drejtuesit e automjeteve që të tregojnë kujdes maksimal dhe të respektojnë rregullat e trafikut, pasi në këto rrugë qarkullojnë çdo ditë edhe banorë të zonës.

ARKATANA

“Rruga nuk është vend për gara apo vozitje të pakontrolluar. Pas çdo timoni është një jetë dhe një familje që pret dikë të kthehet në shtëpi”, është apeli i banorëve.

Autoritetet dhe drejtuesit e automjeteve ftohen të shtojnë kujdesin, në mënyrë që aksidente të tilla të mos përsëriten dhe jeta e qytetarëve të mos vihet në rrezik./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.